Forcat e Armatosura Ruse pretendojnë se kanë zgjeruar kontrollin e tyre në qytetin e Pleshçeevka, i cili ndodhet në Republikën Popullore e vetëshpallur e Donetskut. Sipas ministrisë së Mbrojtjes, veprimet sulmuese të njësive 'kanë çuar në çlirimin e qytetit Pleshçeevka në Republikën Popullore të Donetskut'.

Në Zaporizhia është vendosur një armëpushim lokal për shkak të riparimeve që kanë nisur në linjat e jashtme të energjisë që furnizojnë centralin bërthamor të Zaporizhias. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, janë krijuar zona lokale armëpushimi për të lejuar kryerjen e punimeve.

"Puna e riparimit në linjat e jashtme të dëmtuara të energjisë që furnizojnë centralin bërthamor të Zaporizhzhisë ka filluar pas një ndërprerjeje katër-javore, pas krijimit të zonave lokale të armëpushimit për të lejuar vazhdimin e punës", tha Grossi.

Ndërkohë Banka Kombëtare e Ukrainës (NBU) është vënë nën presion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të zhvlerësuar monedhën kombëtare, raporton Bloomberg. FMN-ja ka theksuar përfitimet e mundshme të një zhvlerësimi të kontrolluar të hryvnias si një masë që mund të ndihmojë në lehtësimin e situatës së vështirë financiare të Ukrainës duke rritur të ardhurat buxhetore të denominuara në monedhën kombëtare.

Zyrtarët e NBU-së kundërshtojnë një veprim të tillë, duke përmendur rreziqet e inflacionit dhe reagimin negativ të publikut, thanë burimet në kushte anonimiteti, ndërsa bisedimet po zhvillohen pas dyerve të mbyllura.

Ukraina ka marrë pjesën më të madhe të 15.6 miliardë dollarëve sipas programit të FMN-së të rënë dakord në vitin 2023, dhe të dy palët tani po negociojnë një paketë të re me vlerë 8 miliardë dollarë.

Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgiev, pritet të vizitojë Kievin për të demonstruar mbështetjen e Fondit dhe për të mbështetur përpjekjet e Ukrainës për të siguruar financim shtesë.

Kjo mund të rrisë të ardhurat nominale të buxhetit, pasi kontratat e eksportit janë të denominuara në monedhë të huaj. Megjithatë, përfitimet e pritura janë të kufizuara, pasi buxheti i Ukrainës mbështetet shumë në ndihmën direkte ndërkombëtare, ndërsa zhvlerësimi mund të nxisë gjithashtu inflacionin, duke dëmtuar stabilitetin fiskal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
Austria tërheq veton kundër sanksioneve të reja të BE-së ndaj Moskës

Austria ka vendosur të tërheqë veton e saj ndaj paketës së nëntëmbëdhjetë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, duke shënuar një ndryshim nga qëndrimi i saj i mëparshëm dhe duke hapur rrugën për miratimin e mundshëm të masave përpara takimit të Ministrave të Jashtëm në Luksemburg të hënën.

Ngërçi lidhej me kërkesën e Vjenës për të zhbllokuar disa asete ruse për të kompensuar njw bankë austriake, e cila është goditur nga kundërsanksionet e Moskës.

"Austria mbështet presionin e vazhdueshëm ndaj Rusisë dhe do ta miratojë paketën të hënën", konfirmoi Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Paketa e re përfshin një sërë masash në sektorët e energjisë dhe financiar, duke përfshirë një ndalim të shitjes së LNG-së ruse duke filluar nga 1 janari 2027, një vit më herët se sa ishte propozuar fillimisht.

Sllovakia gjithashtu ka shprehur rezerva, por Komisioni i BE-së po punon për zgjidhje për të adresuar shqetësimet e saj dhe për të siguruar konsensus unanim midis njëzet e shtatë vendeve.