Austria u bën ofertë të kushtëzuar Bullgarisë dhe Rumanisë për Schengen
Hyrje me makinë në zonën Schengen
Austria - e cila ka qenë në krye të kundërshtimeve brenda Bashkimit Evropian, që Rumania dhe Bullgaria të pranohen në zonën për lëvizje të lirë, Schengen - ka thënë të hënën, se mund ta ndërrojë mendjen, por vetëm për udhëtimet me aeroplanë, në këmbim të forcimit të sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së.
Në një takim të ministrave të brendshëm të bllokut evropian, një vit më parë, në të cilin të dyja vendet kanë shpresuar se do të pranohen në zonën më të madhe në botë për udhëtime pa pengesa, Austria ka thënë se imigrimi ilegal është ende shumë i lartë dhe që Rumania dhe Bullgaria duhet të bëjnë më shumë.
Partia konservatore austriake, Partia e Popullit, ka thënë me vite se luftimi i imigrimit të paligjshëm është çështje kyçe në fushatë.
Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen vitin e ardhshëm dhe partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, ka qasje të njëjtë.
Ajo, aktualisht, prin në sondazhet e opinionit publik.
“Po, mund t’i imagjinoj ndryshimet, për aq kohë sa preken vetëm aeroportet, lidhur me Rumaninë dhe Bullgarinë”, ka thënë ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner për Radion ORF, duke shtuar se pozicionin e vendit të tij e ka dërguar në Komisionin Evropian dhe topi tani është në gjykatë.
“Në anën tjetër, ka kushte të qarta për këtë gjë, kryesisht rritja e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së, kontrollet kufitare të vazhdojnë të zbatohen, dhe që azilkërkuesit të transferohen në Bullgari dhe Rumani”, ka thënë ai, duke iu referuar njerëzve që kalojnë në Austri, përmes atyre dy vendeve.
Nëse plotësohen kushtet e tij, ai ka thënë se kontrollet e pasaportave mes Rumanisë, Bullgarisë dhe shteteve të Schengen-it mund të shmangen, por vetëm për udhëtimet me aeroplanë – zgjidhje, së cilës ai i është referuar si “Schengeni ajror”./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Futbollistët e Kosovës braktisën fushën pas provokimeve në Rumani/ Gazetari: Nuk mund të bërtasësh, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar! Edhe UEFA ka faj
19 Nëntor, 10:43
-
Rumunët tentojnë të sulmojnë Edon Zhegrovën, zyrtari i Federatës ‘përleshet’ në mes të konferencës (VIDEO)
16 Nëntor, 09:26
-
Skandali në Rumani/ Kapiteni Rrahmani tërhoqi ekipin pas thirrjeve raciste antishqiptare: Kosova është Kosovë ose Shqipëri, kaq! UEFA të marrë masa, gjyqtari s’bëri asgjë (VIDEO)
16 Nëntor, 08:15
-
Skandal në Rumani/ Tifozët vendas thirrje raciste ndaj shqiptarëve, Kosova braktis ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve! Kapiteni tërhoqi ekipin, Dardanët mund të humbasin në tavolinë (VIDEO)
15 Nëntor, 22:58
-
Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari Nehammer: Nuk mund të shantazhohemi
15 Nëntor, 21:04
-
Incidenti i pazakontë: Presidenti i Rumanisë zbret nga makina dhe i kthen shpinën kryeministrit hungarez (VIDEO)
7 Nëntor, 20:56
-
Austri/ Vrau një kryebashkiak, gjendet i vdekur gjahtari 56-vjeçar! Policia zbulon detajin tronditës
2 Nëntor, 17:55
-
Austri/ Qëllohet për vdekje një kryebashkiak, forcat speciale dhe helikopterë në kërkim të autorit
28 Tetor, 15:22
-
Italia ndryshon ligjin, s’ka lehtësi fiskale për të huajt me gra dhe fëmijë! E pësojnë më së shumti shqiptarët
27 Tetor, 14:19
-
VIDEO/ Fillon Botërori i Skive, Lara Colturi renditet e 16-ta në botë
26 Tetor, 15:21
-
Austri, nesër nis kampionati i skive, Shqipëria përfaqësohet nga Lara Colturi! Toçi: Nesër nis aventura, duhet me patjetër të futemi në top 30
25 Tetor, 21:22
-
Austri: Të djathtës ekstreme nuk i kërkohet të formojë Qeverinë ndonëse fitoi zgjedhjet
22 Tetor, 23:01