Autizmi, në Shqipëri s’ka
shifër zyrtare për të prekurit

Autizmi, në Shqipëri s’ka<br />shifër zyrtare për të prekurit
TIRANË – Në ditën Botërore të Autizmit në Shqëpëri nuk ka ende asnjë shifër zyrtre për numrin e fëmijëve të prekur nga autizmi. Por, këtë vit mjekët dhënë alarmi se kjo sëmundje ka pësuar rritje gjatë 10 viteve të fundit.

Ata pohojnë se në 160 fëmijë të lindur në Shqipëri, 1 është i prekur prej saj. Deri në fund të vitit 2008 numëroheshin rreth 4300 fëmijë dhe adoleshentë të diagnostikuar me këtë sëmundje. Megjithatë, shifra nuk është zyrtare dhe e studiuar.

SËMUNDJA
Autizmi është një çrregullim, ku fëmija nuk është në gjendje të krijojë asnjë lidhje emocionale me njerëzit e tjerë dhe ka dëmtime të shprehura të aftësive komunikuese. Mjekët pohojnë se autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës dhe mund të kuptohen nga një specialist kur fëmija është në muajin e pestë, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh.

SHENJAT
Karakteristikë e kësaj sindrome është se fëmija mund të zhvillohet pa shfaqur shenja shumë të dukshme të çrregullimit deri në moshën 16-18 muajsh dhe pas kësaj moshe, nëna mund të identifikojë probleme në zhvillimin e tij. Fëmijët autikë kanë probleme të komunikimit, mbyllen në vetvete, nuk krijojnë lidhje emocionale, nuk shoqërohen me moshatarët, fiksohen pas një sendi apo objekti, etj. Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit, simptomat më karakteristike te fëmijët autikë, evidentohen kur fëmija nis të flasë, prandaj dhe prania e tyre përbën një nga kriteret diagnostikuese. E folura herë mungon, herë është e vonuar, ose dhe atipike.

SHKAQET
Autizmi është zbuluar si sëmundje në vitin 1943. Deri më sot, askush nuk është i sigurt për shkaqet. Ende bëhen shumë hulumtime shkencore në këtë drejtim. Mendohet që gjenet individuale luajnë një rol të madh. Sa më shpejt që bëhet diagnoza e autizmit, aq më shumë ka shanse që fëmija të marrë ndihmën dhe përkrahjen e duhur.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza