Autoambulanca e spitalit rajonal të Shkodrës ka goditur një këmbësor 30 vjeç i cili është në gjendje kritike për jetën.
Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se autoambulanca ka qenë duke udhëtuar në aksin rrugor Shkodër – Koplik, ku në vendin e quajtur Shtoj i Ri, autoambulanca me targë AA 176 KY me drejtues shtetasin Luigj Marinaj 55 vjeç ka aksidentuar këmbësorin G. Rr. 30 vjeç banues ne fshatin Gimaj Shkodër.
Këmbësori i dëmtuar është sjellë në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën ndërkohë që ne vendin e ngjarjes po kryhen veprimet nga grupi hetimor.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com