Një autobombë ka shpërthyer në Reyhanli, në provincën jugore turke të Hataj, në kufi me Sirinë, duke vrarë 3 vetë.
Siç raportohet nga prefektura locale, shkaqet e shpërthimit, që ndodhën rreth 750 metra nga zyra e guvernatorit vendor, janë ende të paqarta.
Menjëherë pas sulmit, Presidenti Erdogan foli menjëherë për një matricë terroriste. "Ka pasur një bombë në automjet. Hetimet në këtë moment tregojnë se mund të ketë lidhje me terrorizmin" - tha Presidenti turk.
Përveç tre viktimave në automjet, është plagosur edhe një kalimtar.
Në maj të vitit 2013 qyteti Reyhanli ishte skena e një sulmi të rëndë terrorist, ku nga shpërthimi i dy autobombave, mbetën të vdekur 53 persona.
E vendosur rreth 5 kilometra nga kufiri, qyteti turk është një nga pikat kryesore kufitare me Sirinë.