Skanimi i autobotëve me naftë në Morinë- Vërmicë, arrihet dakordësia pas protestës së shoferëve! Kamionët largohen nga Morina

Dogana e Morinës në Shqipëri dhe e Vërmicës në Kosovë kanë arritur të gjejnë një dakordësi për të zgjidhur çështjen e skanimit të autobëtëve që  transportojnë nafte drejt Kosovës.

Pasdite e sotme në kufirin Shqipëri-Kosovë në hyrje të doganës së Vermicës për Kosovë rreth 40 autobotë ndaluan në shenjë proteste për vendimin e doganës shqiptare sipas te cilit çdo autobot me naftë duhet te kalojë në skaner para dhe pas ngarkesës.

Sipas kësaj  autobotët duhet ti nënshtrohen peshimit dhe mostrave te naftës në një sasi 3 deri 5 litra për ngarkesë për analiza produkti. Shoferët kërkuan që të hiqen këto masa të cilësuara të panevojshme pasi sipas tyre e gjithe procedura kryhet në Durrës përfshire edhe zhdoganimin e naftës. Për ta dogana është thjesht nje tranzit për në Kosovë. Ata u shprehën të vendosur se do të qëndronin në kufi deri në zgjidhjen e problemit qe ka nisur rreth shtatë muaj me parë.

Pas negociatave u arrit dakordësia që në skaner të hyjnë vetëm autobotë të selektuar. Edhe këta gjithashtu tu bëhen analizat e naftës.

'֛Biseduam me shefin e doganës dhe të policisë e të policisë së Kosovë eu arrit një vendim që të mos kontrolloheshi të gjithë autobotët në skaner por 4 ose 5. Na e premtuan. Po këto 4 – 5 autobotë që hyjnë në skaner do t’u bëhet analiza" thotë një shofer.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë