Korrupsioni 'fshin' Drejtorinë e Kufirit në Kukës! Merrnin para në Morinë, 17 policë shqiptarë në pranga, 14 në ‘arrest shtëpie'! I pezulluar edhe drejtori Kaçorri! 26 të prangosur edhe në Kosovë

KUKËS- Korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës, ka ‘boshtatisur’ Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Kukës. Për 32 punonjës të policisë kufitare me funksione të ndryshme përfshirë edhe drejtorin e kësaj drejtorie, Fran Kaçorrin, (i pezulluar nga detyra) janë prerë masat e sigurimit personal nga GJKKO, nga të cilët për 17 efektivë në 'arrest me burg', 14 në ‘arrest në shtëpie’, mes tyre edhe për dy qytetarë 2 qytetarë, si dhe 3 të pezulluar nga detyra.

Autoritetet në Kosovë kanë bërë me dije se kanë arrestuar 26 policë, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje ryshfeti", të cilët dyshohen se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave. 

Sipas SPAK, gjatë hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të policisë kufitare në Kufitare në Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë. Veprimet e kundraligjshme konsistonin në rastet të shumta korruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Hetimi është kryer nga prokurorët Dritan Premçi dhe Vladimir Mara, ndërsa Report Tv mëson se gjyqtari Erjon Bani ka administruar 250 faqe prova e fakte të 312 episodeve të ndryshme të korrupsionit dhe 'shpërdorimit të detyrës'. Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht 10 euro të cilat i ndanë me njëri tjetrin në fund të turnit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se pothuajse çdo minutë regjistrohej një rast ryshfeti dhe vlera me e ulët arrinte 10 euro, ndërsa përgjimet janë kryer me fotografime.

Operacioni po zhvillohet në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit në pikat kufitare, në vazhdën e aksionit “Pika”, ku Inspektorati Policor i Kosovë zbarkoi edhe në pikën kufitare në Vërmicë, pas identifikimit të zyrtarëve policorë që dyshohen të jenë të përfshirë në disa vepra penale. 

Ky është aksioni i dytë që po zhvillohet brenda pak javësh për korrupsionin në pikat kufitare të Kosovës. Në aksionin e parë te IPK janë arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë. Ata ishin dërguar në mbajtje me vendim të gjykatës.

Hetimi i nisur rreth një vit më parë ka rezultuar me identifikimin e zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ka përfshirë masat e fshehta të në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë. 

ARREST NË BURG
1. Inspektor A.K., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
2. Inspektor F.I., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
3. Inspektor R.D., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
4. Inspektor A.G., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
5. Inspektor B.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
6. Inspektor Y.H., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim (i shpallur në kërkim);
7. Inspektor V.N., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
8. Inspektor U.L.(E.), me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
9. Inspektor M.C., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
10. Inspektor K.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
11. Inspektor F.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
12. Inspektor A.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
13. Nënkomisar H.Sh., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
14. Nënkomisar E.A., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, , si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
15. Nënkomisar A.H., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
16. Komisar L.S., me detyrë Shef i Stacionit të PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

ARREST NË SHTËPI
1. Inspektor S.I., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin Rajonal të Kufirit Dibër me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
2. Nënkomisar Sh.C., me detyrë Specialist i Emigracionit në DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
3. Nënkomisar A.J., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në DVP Kukës, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
4. Inspektore V.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
5. Inspektor G.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
6. Inspektore Xh.M., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
7. Inspektore R.L., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
8. Inspektore M.Sh., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
9. Inspektor H.H., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
10. Inspektor E.U., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
11. Inspektore E.T., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
12. Inspektor D.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

PEZULLIM
1. Inspektor S.O., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
2. Inspektor A.T., me detyrë Trup Shërbimi në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
3. Nënkomisar A.Rr., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
4. Drejtues F.K., me detyrë Drejtor i DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
 
ARREST NË SHTËPI
1. Shtetasi Xh.E., me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
2. Shtetasi K.S., me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:09
Arrestimi i 60 efektivëve në Shqipëri dhe Kosovë, fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës

Operacioni i zhvilluar në Morinë ka bërë që në këtë pikë kufitare të krijohen radhë e gjatë me mjete. Report Tv sjell pamje të radhëve të gjata, teksa qytetarët kanë mbetur në pritje pa e ditur se çfarë do të bëhet më tej!

Ora 14:38
Operacioni në Morinë, në pranga 26 zyrtarë policorë të Kosovës

26 kanë qenë zyrtarët e policisë së Kosovës që janë vënë në pranga nga operacioni i kryer në bashkëpunim me SPAK në Shqipërinë në pikën kufitare të Morinës.

“Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale është duke realizuar sot  operacionin e koduar me emrin “Pika 2” që ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit në Prizren respektivisht në pikë kalimin kufitar në Vërmicë. Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Hetuesit e IPK-së muaj më parë kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë kalimit kufitar në Vërmicë. Me autorizimin e Prokurorisë Speciale në kuadër të këtij hetimi nga hetuesit e IPK-së janë përshirë edhe masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit si dhe masat e nevojshme që të zbulojnë dhe të ruajnë gjurmët dhe provat tjera të veprave penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si prova të cilat mund të përdoren në procedurë penale. Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “marrje e ryshfetit”. Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit” dhe  “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” . Si pjesë e procedurave administrative nga IPK është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar”, njofton policia e Kosovës.

Ora 13:57
Aksioni policor në Morinë, flet drejtori i Policisë Nano: Pastrojmë uniformën nga abuzuesit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka zgjedhur Kakavijën për të dhënë një mesazh në lidhje me aksionin e SPAK të zhvilluar në pikën kufitare në Morinë ku janë arrestuar 31 policë dhe punonjës shqiptare dhe rreth policë të Kosovës.

Nano nga Kakavija ka bërë me dije se ai që në fillim ka pasur si qëllim pastrimin e figurës dhe uniformës së policisë.

 “Në këtë operacion policia e shtetit është ndaluar dhe që në fillim të marrjes së detyrës unë kam synuar dhe i qëndroj fort pastërtisë së figurës së punonjësve të policisë dhe ato që nuk e gjejnë veten le të largohen dhe nuk mund të bëhet pis uniforma nga disa elementë. Inkurajon të gjithë kolegët për të gjithë personat që abuzojnë me detyrën”, ka thënë ai

Ora 13:51
Masë sigurimi për 32 policë, ministri i Brendshëm: Hetim model! Të vendosur për pastrimin e policisë nga të korruptuarit

1649411272_kukes.jpg

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përshëndetur operacionin e sotëm që çoi në prangosjen e 17 policëve dhe dërgimin në ‘arrest shtëpie’ të 14 të tjerëve.

Çuçi ka thënë se ky ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

 “Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetëra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, ka deklaruar Çuçi.

Ora 12:08
Korrupsion në pikën kufitare të Morinës, reagon SPAK: 17 policë të arrestuar, 14 në arrest shtëpie, 3 pezullohen nga detyra! Favorizonin futjen e mallrave kontrabandë dhe trafikun e makinave

SPAK ka reaguar për operacionin që po zhvillon në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës për të goditur korrupsionin në pikën kufitare të Morinës. Sipas SPAK janë arrestuar 17 efeketivë të policisë, 14 në arrest shtëpie si dhe 3 janë pezulluar nga detyra.

‘Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.11.2020, ka regjistruar procedimi penal nr.272, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 272/2020, ka filluar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, mbi dyshime për përfshirjen e disa prej punonjësve të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë në veprimtari të paligjshme për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal “Kontrabandës me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, etj, parashikuar nga nenet 172 dhe 298 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë kryer hetime proaktive, duke përdorur metoda speciale të hetimit. Gjithashtu hetimet janë kryer në koordinim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjatë hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të Policisë së Shtetit në Drejtorine Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës.Veprimet e kundraligjëshme konsistonin në rastet të shumta korruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Pas një hetimi objektiv dhe të gjithëanshëm, me kërkesë  të Prokurorisë së Posaçme janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 34 masa sigurimi personal, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke përfshirë edhe Drejtorin e kësaj Drejtorie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 248, 259, 25  dhe 245/1 të Kodit Penal. Masat e sigurimit personal janë:

 ‶Arrest në burg‶ për 17 persona (punonjës policie)

‶Arrest në shtëpi‶, për 14 persona (shtetas dhe punonjës policie)

‶Pezullim nga detyra‶, 3 persona (punonjës policie)

 Sot me datë 08.04.2022, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Departamentin e Policisë Kufitare, kanë ekzekutuar masat e sigurimit personal caktuar nga ana e gjykatës.’- njofton SPAK.

 

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 09/04/2022 14:50

    Nuk ashtë diçka për inati,por e kan nga lakmia,a po bindeni npraktik çka ashtë Soji,qeni në pjaten e vet nuk don hisedar,kurse derri e ka zemren e bardhë,nuk i vjen mërzi,ja kshtu jan edhe njerëzit,heeej rruga e gjat ashtë për me mrri tek Soji i njeriut,ja vlen me i than terpis,dur sdot më mundësh ti mua por të mundë unë ty,dua të bahem sa ma shum Njerëzor

    Përgjigju
  • Liku: 09/04/2022 13:09

    E kkshin kthyer policine ne biznes duke shperdoruar uniformen e policise denimi i ketyre biznesmeneve duhet te jete ne maksimum

    Përgjigju
  • Iris: 09/04/2022 02:35

    Duhen kontrolluar dhe aeroportet dhe duhen te penalizohen dhe ata qe japin rryshfet,sepse vertet nje dore merr,por eshte dhe nje dore qe jep.Po tregoj nje histori qe na e ka treguar nje mik i familjes.Ketij mikut i doli fati per ne Amerike,ishte hera e pare qe dilte jashte Shqiperise.Kur erdhi ne aeroportin Logan i duhej te plotesonte doc.e formularet e hyrjes,te kalonte kontrollin rutine,etj,por nga qe dinte fare pak anglisht i ofruan nje perkthyes shqiptar qe punonte aty.Ketij mikut i humbi pak durimi dhe i kishte ofruar perkthyesit t'i jepte doganierve dhe oficereve te kontrollit 50 $ rryshfet qe te shpejtonin procedurat.Perkthyesi i kishte thene qe t'a harronte ate gje se perndryshe kishin per t'a rikthyer me te njejtin avion qe erdhi dhe se shinte me me sy Ameriken.Zoteria na e tregonte me vone si nje nga ngjarjet qe i kishte bere me shume pershtypje,nga qe ishte mesuar qe ne Shqiperi nuk cahet,po nuk dhe para nen dore dhe po nuk pate nje mik.

    Përgjigju
  • veting ne polici: 08/04/2022 22:14

    Altin ky Frani 1 muaj mund te ket pasur drejtor kufiri. Po per 1 muaj nga 8000 Euro dita''llogarite vet sa i ka ra dita me marr Franit. po e ka fajn pronari i kantines Arberi qe fut miq me e majt ne pun ket skuth. Nga çoban berresh ne Lufaj te Mirdites. U bo ky rop qir me qan drejtor kufiri

    Përgjigju
  • Jari: 08/04/2022 20:31

    Po me Franin ç patën, kush i hëngri kumbullat e kuj ju mpinë dhëmbët, Z Fran si bëri dot as 6 muaj Drejtor i Kufirit KU.

    Përgjigju
  • Vorio-epiroti antishqiptar: 08/04/2022 16:29

    Thjesht loje per te larguar vemendjen nga vjedhjet e medha. Kontrolloni nje here ne Kakavi te shikoni se cfare vjedhjesh marramendese kryhen. Sidomos polici me inicialet G. B. Ai ka bere aq shume para nga korrupsioni sa bleu vile ne Dhermi ne 2021. NUK BEHET KY VEND! (Ne te vertet nuk ka police me iniciale G.B. ne Kakavi. Por grupi i strukturuar i komentuesve antishqiptar, te cilin une sapo e imitova, ka detyre te bombardoj portalet me cfaredo lloj komentesh negative, qofshin edhe genjeshtra, kurdo qe publikohet ndonje lajm pozitive. Sikur une te isha njeri prej shqipfolesve ne fjale, ju do e kishit besuar kete genjeshter kaq specifike, gjoja me emra konkret! Mjere ju lexues idiota qe nuk e kuptoni se shumica e komenteve negative eshte pjese e nje fushate propagandistike teper te organizuar.)

    Përgjigju
  • A. N.: 08/04/2022 15:46

    Hera e pare qe po degjojme qe paska police kufitare qe marrin rryshfet. :)

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 08/04/2022 15:02

    Fryma e korrupsionit eshte instaluar ne tere organet publike e ligjzbatuese ne Shqiperi prej 30 vjetesh. Kultivimi i kesaj FRYME nga klasa politike ka çuar popullin ne varferi te tejskajshme.KORRUPSIONI E KRIMI SHTETEROR DUHET GODITUR EGERSISHT LIGJERISHT NE KOKEN E TIJ,TRIADA PS,PD,LSI.

    Përgjigju
  • Altin: 08/04/2022 14:55

    Ky drejtori 1 muaj ka aty, procedimi ka filluar qe ne 2020?! Pse nuk nxirrni emrin e atij qe ka qene para se ky drejtori e paska ngrene kot?

    Përgjigju
  • Grupi: 08/04/2022 14:30

    Drejtori Kacorri i pezulluar sepse nuk e kishte haberin per mijra euro rryshfet dhe gjoja nuk i conin pjesen keta. Keta police kane vepruar si grup i strukturuar kriminal dhe si te tille duhet te gjykohen. Te gjithe elememtet e kesaj vepre penale jane konsumuar.

    Përgjigju
  • Rea: 08/04/2022 14:27

    Po gjob vensit e Hanit Hotit & Murriqanit kur do i vi radha zoti Nano se kane dalur jasht kontrollit nga Shteti per gjobvenje!

    Përgjigju
    • Niko lini: 08/04/2022 21:46

      Uuuuu . . ... tash qi ka shku dhe Edra don me na prish terezin ?

  • anna: 08/04/2022 13:31

    Policen femer e nxjerrin koke e kembe kurse ate mashkull veq kembet ,besoj do jete hapesira e kameras se ndryshe se kuptoj .

    Përgjigju
  • Vlora Drejtoria e kufirit port: 08/04/2022 13:17

    Kukesi thoni ju, kaloni nga drejtoria e kufirit Vlore dhe do shikoni cfar ben banda me ne krye Komisar Dervishin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Holta Zaçajt në krye të Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars 2025

Mandati i Holta Zaçajt në krye të Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars 2025