Autoboti i gazit përmbyset në mes të rrugës në aksin Gjirokastër-Sarandë

Autoboti i gazit përmbyset në mes të rrugës në aksin Gjirokastër-Sarandë

SARANDË- Një autobot i mbushur me gaz është batuar në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur pasoja në njerëz, dhe autoboti nuk raportohet të ketë pësuar çarje nga batimi, në të kundërt pasojat mund të ishin të mëdha.

Aksidenti ka ndodhur pranë zonës të quajtur kthesa e Muzinës. Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë lagështia në rrugë, nga reshjet e shumta të shiut në zonë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 31/10/2019 16:23

    Qe te ngasesh nje autobot duhet te keshe eksperienc se te baton ngarkesa e levizshme si karburanti dhe gazi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët