Autobusi i linjës Yzberisht-Qendër ka rënë në gropë ditën e sotme, duke u rrezikuar jetën dhjetëra udhëtarëve që ndodheshin në të.
Teksa po bënte rrugëtimin rutinë të ditës, njëra prej gomave të autobusit ka ngecur në gropën e krijuar në rrugë, e cila nuk dihet nëse është shembur pasi ka kaluar autobusi.
Siç shihet nga pamjet në pjesën e shembur të rrugës ka dalë edhe ujë, për shkak të prishjes së një tubi të ujërave të zeza. Fatmirësisht autobusi ka ndaluar ndërsa qytetarët që ishin brenda tij kanë zbritur dhe asnjë prej tyre nuk është lënduar.