Ka nisur gara në të gjitha kategoritë e Maratonës së Tiranës, ku këtë vit marrin pjesë rreth 5,800 vrapues nga të paktën 40 shtete të ndryshme.

Pjesëmarrësit garojnë në pesë kategori: maratona e plotë prej 42 kilometrash, gjysmëmaratona prej 21 kilometrash, Tirana 10K-gara 10 kilometra, si dhe kategoria 5 kilometra, e cila vjen si risi këtë vit.

Pjesë e aktivitetit është edhe gara 3 kilometra "We Too". Edhe këtë vit, fituesit do të shpërblehen me çmime që variojnë nga 200 deri në 5,000 euro. Çmimi më i madh, prej 5,000 eurosh, i takon fituesit të vendit të parë në maratonën e plotë, 42 kilometra.


Lajmi kryesor:

Nis Maratona e Tiranës, 5.800 garues pjesë e edicionit të 10-të! Rrugët të bllokuara prej orës 08:00-16:00, ja harta (VIDEO)