Autobusi i linjës së 'Kopshtit Zoologjik' përplaset me atë të 'Tiranës së Re' dhe më pas përfundon në murin e ministrisë në qendër të Tiranës! 4 pasagjerë të lënduar

Autobusi i linjës së 'Kopshtit Zoologjik' është përplasur me autobusin e linjës së 'Tiranës së Re' mëngjesin e sotëm, duke lënë të plagosur 4 pasagjerë. Aksidenti është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qendër të Tiranës.

Ka qenë parakalimi i gabuar i autobusit të linjës së 'Kopshtit Zoologjik', që ka çuar në përplasjen me atë të 'Tiranës së Re' dhe më pas ka përfunduar duke u përplasur me murin e Ministrisë së Infrastrukturës. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë 4 pasagjerë, të cilët udhëtonin në autobusin e linjës së 'Kopshtit Zoologjik'.

Report Tv ka siguruar videon nga vendi i aksidentit, ku dallohet se autobusi i linjës së 'Kopshtit Zoologjik' ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme, duke lënë të kuptohet se përplasja ka qenë e fortë.

Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autobusi i linjës së Kopshtit Zoologjik i aksidentuar
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 20/04/2021 08:52

    Ketu tek ne eshte gallate fare, shoferet e autobuzeve harrojne qe po ngasin autobuze, i duket vetja sikur po ngasin makina sportive.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale