Hamasi lëshon 300 raketa ndaj Izraelit, Forcat Ajrore bombardojnë televizionin e tij (VIDEO)

Hamasi lëshon 300 raketa ndaj Izraelit, Forcat Ajrore bombardojnë televizionin e tij (VIDEO)

Shpërthimi në Gaza nga raketat izraelite

IZRAEL- Një autobus izraelit u godit nga një raketë e lëshuar nga Gaza. Nga zjarri që përfshiu autobusin vetëm një person ka mbetur i lënduar. Për shkak të incidentit, në Izrael është ngritur alarmi në pjesën jugore të vendit.

Autoritetet e vendit u shprehen se një sulm i tillë nga Gaza nuk ishte parë kurrë në pjesën jugore të Izraelit.

Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite ka bombarduar studiot e stacionit televiziv Al-Aksa të drejtuar nga Hamasi. Programacioni i tij përfshin lajme që promovojnë Hamasin si dhe programe për fëmijët dhe argëtimin e tyre nga ana fetare.

Që prej mëngjesit të sotëm më shumë se 300 raketa u lëshuan nga Gaza në drejtim të Izraelit, 60 prej të cilave u kapën nga sistemi i anti-raketave.

Nga ana e saj, Forca Ajrore Izraelite (IAF) u kundërpërgjigj duke goditur mbi 70 objektiva në Rripin e Gazës, duke lënë kështu të paktën dy të vrarë dhe një të plagosur. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca