Humbin jetën dy nga të moshuarat që ndodheshin në autobuzin i cili mori flakë në qytetin e Krujës. Viktoria Moçka dhe Sose Labaj kanë ndërruar jetë në spitalin e Athinës pasi kishin djegje në trup nga 50-75%. 

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook 'Kisha e Shën Theodhorit'

"Me dhimbje të madhe, ju njoftojmë se ndërruan jetë edhe dy, nga besimtaret që ndodheshin në autobuzin që u përfshi nga flakët në qytetin e Krujës, zonjat Viktoria Dhiamandi Moçka dhe Sose Labaj. Ju ftojmë në lutje që Perëndia t'i prehë shpirtrat e tyre nę paqe dhe familjarëve tu japë forcë e ngushëllim. I përjetshëm kujtimi i tyre!"-shkruan Kisha ne rrjetin social Facebook.

kruje

autobusi
(Autobusi i djegur ne Kruje)

Ngjarja ndodhi më 27 maj nga e cila mbetën të plagosur e me djegie të rënda në trup 34 persona nga të cilat 11 janë shëruar në ambientet e spitalit 'Diegie Plastikës' në kryeqytet ndërkohë që 4 prej tyre ishin në gjendje të rëndë për jetën e për këtë arsye u dërguan në drejtim të Athinës ku 2 prej tyre nuk mundën të shpëtojnë

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)