Po shkonte në shkollë/ Autobusi përplas 11-vjeçaren, e mitura në gjendje të rëndë

Po shkonte në shkollë/ Autobusi përplas 11-vjeçaren, e mitura në gjendje të rëndë

Foto Ilustruese

GRAMSH- Ditën e sotme rreth orës 08:00, në fshatin Drizë një 42-vjeçar ka aksidentuar me autobus një 11-vjeçare nga Cerunja, e cila ishte duke shkuar në shkollë. E mitura u transportua menjëherë në Spitalin e Gramshit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i autobusit i identifikuar si Geri Zogu, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. 

Njoftimi i plotë:

Gramsh

Informacion paraprak 

Më datë 06.11.2018 , rreth orës 08:10, në fshatin Drizë, Gramsh, shtetasi G.Z ., 42 vjeç, banues në fshatin Cingar, Gramsh, duke drejtuar mjetin autobuz me targa AA 969 RZ, ka aksiduar shtetasen e mitur R. D., 11 vjeçe, banuese në fshatin Cerunjë, Gramsh.

Shtetasja e aksidentuar u transportua menjëherë në Spitalin e Gramshit, dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?