TIRANË - Një autobus “Green Line” i linjës Astir-Qendër është aksidentuar mbrëmjen e sotme pasi ka devijuar për të mos përplasur një vajzë që i ka dalë para me biçikletë.

Siç shihet edhe në video, autobusi është përplasur fort me një pemë, si dhe ka marrë përpara një makinë të parkuar, duke e nxjerrë në trotuar.

Report Tv mëson se çiklistja është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.