Autobusi ra në përrua, policia jep detaje: Humb jetën i riu, 9 të plagosur (Emri)

Autobusi ra në përrua, policia jep detaje: Humb jetën i riu, 9 të plagosur (Emri)

Policia jep detaje lidhur me aksidentin e rëndë që ka ndodhur në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë një 30-vjeçar nga Skrapari ka mbetur viktimë e aksidentit të sotëm në Gramsh, ku një autobus përfundoi në përrua. Ngjarja ndodhi në fshatin Bregas, ku mjeti i cili drejtohej A.Xh., doli nga rruga.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Ledian Lami 30 vjeç.

Viktima  Ledian Lami 

Njoftimi i policisë: 

Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore.


Lajmi kryesor:

Minibusi me pasagjerë bie në humnerë në Gramsh, humb jetën 30-vjeçari, plagosen 9 të tjerë! Shoferit i ra të fikët nga luhatja e tensionit, arrestohet në spital


/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga gjashtë person në Tiranë

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga gjashtë person në Tiranë