Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Gramsh, si pasojë e një aksidenti të rëndë, ku një minibus me pasagjerë humbi kontrollin duke rënë në humnerë ku ndodhej dhe një përrua, në afërsi të fshatit Bregas. Viktimë e aksidentit ka mbetur Ledian Lami 30 vjeç banues në fshatin Terrove, Skrapar, i cili ka qenë pasagjer në minibus.
Në minibus kanë qenë edhe 8 pasagjerë, bashkë me shoferin 9. Të plagosur mbetën Joana Çuedari 17 vjeç; Buqe Gaxholli 60 vjeç; Nafie Rrodhe 61 vjeç; Enxhi Selimi 25 vjeç; Kristian Lami 25 vjeç; Gurim Pasho 55 vjeç; Orinda Bollobani 29 vjeçp; Selman Rrodhe; Ariol Xhepexhiu 47 vjeç (shoferi); Ervehe Pasho 54 vjeç.
Gazetari Ronaldo Gjoshi raporton se të plagosurit janë nxjerrë nga humnera dhe janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të minibusit nga shoferi Loli Xhepexhiu të cilit i është komunikuar urdhëri i ndalimit në spital. Mësohet se shoferit të minibusiti ka rënë të fikët pasi ka pasur luhatje tensioni. Një minibus i tillë ka 15 ulëse dhe nuk dihet ekzaktësisht sa ka qenë numri i personave që po udhëtonin në të, ndërsa raportohet se të plagosur kanë mbetur 9 persona bashkë me shoferin. Minibusi i linjës Gramsh- Kërpiç është dëmtuar plotësisht pasi ka rënë nga 17 metra lartësi.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet minibusi i përmbysur dhe në vendin ku ka ndodhur aksidenti kanë mbetur sendet e pasagjerëve. Me sy të lirë mund të shihen xhama të thyer, syze dielli, ushqime... shishe uji.

Foto nga vëndngjarja

Ambulanca drejtuar vëndngjarjes
Arrestohet Arjol Xhepexhiu shpoferi i minibusit që u aksidentua në Gramsh sot, ku humbi jetën një i ri dhe u plagosën disa të tjerë. Urdhëri i ndalimit i është komunikuar në spital ku po merr trajtim mjekësor pasi dhe vetë shoferi është plagosur.
Detaje të reja nga aksidenti me 1 viktimë dhe 9 të plagosur në Gramsh. Mësohet se shoferit të minibusit Loli Xhepexhiu i ka rënë të fikët pasi ka pasur luhatje tensioni. Ndërkaq mësohet të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata do të qëndrojnë në spital për të qenë nën mbikqyrje mjekësore.
Këto janë pamjet brenda minibusit të shkatërruar e të përmbysur në një humnerë në Gramsh pas aksidentit të rëndë që ndodhi sot. Ushqime, xhama të thyer... brenda tij kanë mbetur vetëm sendet e pasagjerëve që po udhëtonin. Nga ky aksident i rëndë ka mbetur një viktimë dhe 9 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë.

Ky është Ledian Lami 30 vjeç i cili ka mbetur i vdekur në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në Gramsh.
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë me 1 viktimë dhe 9 të plagosur në Gramsh. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bën me dije se shoferi ka qenë duke përdorur telefonin në momentin që ka humbur drejtimin e minibusit dhe ka rënë në humnerë.
Report Tv ka siguruar pamje të aksidentit të rëndë që ka ndodhur në Gramsh ku një minibus doli nga rruga dhe përfundoi në përrua, e si pasojë ndërroi jetë në vend 30-vjeçari Ledian Lami.
Policia jep detaje lidhur me aksidentin e rëndë që ka ndodhur në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë një 30-vjeçar nga Skrapari ka mbetur viktimë e aksidentit të sotëm në Gramsh, ku një autobus përfundoi në përrua. Ngjarja ndodhi në fshatin Bregas, ku mjeti i cili drejtohej A.Xh., doli nga rruga.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Ledian Lami 30 vjeç.

Viktima Ledian Lami
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore.
-
Nga nje ane shkruani qe po perdorte cel.kur humbi kontrrollin,nga ana tjeter shkruani qe i ra te fiket nga luhatja e tensionit.Tani cila eshte e verteta? N.q.s ka perdorur cel. mire kane bere qe e arrestuan,por nese i ka rene te fiket per shkak te tensionit,atehere policia duhet te mendohet mire.N.q.s tensionin dhe te fiktin e ka per here te pare (se eshte i ri),ai nuk mund te arrestohet,pasi askush ne raste te tilla nuk e di si i ndryshon shendeti,ne se e ka patur dhe me pare dhe ka vajtur te mjeku dhe mjeku i ka shpjeguar rrezikshmerine e ngarjes se makines me tension te luhatshem dhe ai prape ka vazhduar,atehere fajtor eshte shoferi.
Përgjigju -
Shoferi ka bere gabim qe s’eshte dehur, s’ka thyer ndonje limit shpejtesie, edhe qe s’ka ndonje babe te forte ose pasanik. Pa keto rrethana lehtesuese 10 vjet i ka te sigurta. Here tjeter, o shofer, kur te te merren mend nga tensioni, sigurohu ta mbushesh autobuzin me gjykates e prokurore, edhe coji ne Santorini qe te shpenzojne paret e fituara me poshtersi.
Përgjigju -
Ngushellime familjes per humbjen e djalit, vellait te tyre ne lule te rinise! Zoti ju dhente force. Per sa i perket shoferit, eshte mekat ta arrestosh, sepse nuk beri gabim, pati problem shendetesor dhe eshte viktime vete. Vetem ne Shqiperi ndodhin arrestime te tilla. Kjo eshte fatkeqesi, vendin e gabuar, momentin e gabuar.
Përgjigju











Komente
Komento