Automjeti i 2 të rinjve fërkoi
makinën e Berishës, i ndalon policia

Automjeti i 2 të rinjve fërkoi<br />makinën e Berishës, i ndalon policia
TIRANË - Eskorta e kryeministrit Berisha është përfshirë në një incident rrugor paraditen e sotme, ndërsa po udhëtonte drejt veriut te vendit për takime elektorale.
 
Aksidenti është shënuar në rrugën Tiranë-Rinas, në kryqëzimin e Bërxullit. Një automjet është fërkuar në ecje e sipër me makinën në të cilën udhëtonte kreu i qeverisë.
 
Edhe pse uniformat blu të komisariatit të Kamzës mohuan ngjarjen dhe nuk pranuan se për këtë aksident janë shoqëruar dhe dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilën udhëtonin me automjetin civil të përfshirë në ngjarje, burime për “A1 Report” konfirmuan incidentin, i cili fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
 
Mësohet se pas 10 minutash marrjeje në pyetje të rinjtë janë lënë të lirë, ndërsa policia e ka konsideruar ngjarjen si incident pa tendencë dhe pa dashje.
 
Berisha sapo ishte larguar nga ceremonia e përurimit të rrugës "Petro Nini Luarasi" në Tiranë, dhe ishte nisur për një miting elektoral në Mirditë. Ky incident i shtohet atij të ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Burrelit, ku Petrit Hoxha qëlloi eskortën me gurë, e më pas u tha nga policia se Hoxha goditi me lule eskortën.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë