Automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës/ Nuk ka të lënduar, ja çfarë dyshohet

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa po udhëtonte në drejtim të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Muzinës, në aksin rrugor Jorgucat-Sarandë, ku një makinë tip Mercedes Benz me targa shqiptare ka marrë flakë në lëvizje.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta, por dyshohet se ai është shkaktuar nga një defekt teknik, konkretisht një falskontakt në grupin e partikularit të mjetit. Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë verifikimet e nevojshme dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit. Ky incident ngre sërish shqetësimin mbi sigurinë teknike të mjeteve në qarkullim dhe nevojën për kontrolle më të rrepta periodike.

H.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?

×

Lajmi i fundit

Berisha pohon para të rinjve se karrierën politike e ka fal Azem Hajdarit: Edi Rama një meme e gjallë që ecën, e mbylli TikTok-un nga frika juaj!

Berisha pohon para të rinjve se karrierën politike e ka fal Azem Hajdarit: Edi Rama një meme e gjallë që ecën, e mbylli TikTok-un nga frika juaj!