Tre persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Vlorë, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se një automjet u përplas me pemë, ndërsa një nga personat e plagosur mbeti i bllokuar për disa minuta në automjet.
Është bërë ndërhyrja me mjete për të prerë derën e automjetit e më pas nxjerrjen jashtë të të plagosurit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, edhe dy personat e tjerë të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.