Mjeku shërbim privat në spitale shtetërore pas orarit të punës, nëse qytetari e kërkon! Doktori merr 70% të fitimit, 30% spitali

Pas spitalit Memorial në Fier, edhe 5 spitale të tjera në vend do të kenë autonomi menaxheriale. QSUT dhe spitalit rajonale në Vlorë, Shkodër, Durrës dhe Lezhë kanë marrë këtë të premte kartën e vetëmenaxhimit.

“Kur spitalet të kalojnë në autonomi të plotë do të vendosin ata si të ishin strukturë e pavarur se si do të shpenzohen fondet dhe si do të shpërblehen ekstra mjekët sipas një protokolli. Rritet interesi për të punuar në spitale publike dhe kush do të shkojë në gjermani të na marrë të keqen”, u shpreh Rama.

‘Përfitimet shtesë që gjeneron autonomia spitalore, ecin paralel dhe nuk i mbivendosen programit tonë për rritjen e mëtejshme të pagave, program nga i cili pas rritjes më të madhe historike të ndodhur në 2023-shin, do të vijojë këtë vit me një rritje të mëtejshme për mjekët dhe infermierët', deklaroi Koçiu.

Përmes autonomisë kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se mjekët do të kenë mundësi të punojnë në spitalet publike jashtë orarit zyrtar dhe të marrin 70% të pagesës.

“Mjekët që punojnë në këto spitale dhe që janë të kërkuar nga qytetarët për të ofruar shërbim përtej orarit të punës të shfrytëzojnë spitalin dhe aparaturat për të ofruar shërbim ekstra me pagesë, kur 70% i merr mjeku dhe 30% i merr spitali”, u shpreh Rama.

Përpos kësaj mundësie, kreu i qeverisë garantoi bluzat e bardha se pagat do rriten përsëri.

“Nuk keni parë asgjë ende as në aspektin e pagave. Ne do të bëjmë ç’të jetë e mundur që pagat të vazhdojnë të rriten”, tha Rama.

Hapi i radhës tha kryeministri është implementimi i teknologjisë më bashkëkohore në operacione.

“Po punojmë për të sjellë robotët për të bërë operacionet”, tha Rama.

Për Kryeministrin besimi në spitalet shtetërore është rritur. Cilësia e spitaleve në vend po arrin në nivelin e Evropës.

‘Ka mjekë që duan të kthehen në Shqipëri për të punuar. Rasti i mjekëve që punojnë në Gjermani!’- tha Rama.

Me marrjen e Kartës për vetë-menaxhim, të pesë spitalet publike do të vetë-administrohen për nga pikëpamja menaxheriale dhe financiare; organizim dhe menaxhim të burimeve njerëzore, administrim të shërbimeve spitalore dhe jo-spitalore si dhe organizimin e praktikës së dyfishtë.

Spitalet me Kartën e Autonomisë Menaxheriale Spitalore
Spitali Memorial i Fierit
Qendra Spitalore Universtiare "Nënë Tereza"
Spitali rajonal Durrës
Spitali rajonal Vlorë
Spitali rajonal Lezhë
Spitali rajonal Shkodër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Shëndetësia, Rama: Po punojmë që të sjellim robotë për të kryer operacione në Shqipëri

1706265530_edirama.JPG

Operacionet në spitale do mund të bëhen edhe me robotë në vitin 2030. Kryeministri Edi Rama tha se po punohet së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë për të sjellë shumë shpejt robotët në Shqipëri.

“Do vazhdojë ta pajisim me aparaturat më të fundit. Po punojmë me ministren për të sjellë robotë për operacionet që është një tjetër shkallë. Besoj shumë që kemi arsyet të ndihemi të inkurajuar dhe optimist, dhe pa diskutim që tani më shumë sesa dje, kur e thonim që shumë gjëra duheshin bërë për ta besuar, kemi shumë realitet për ta besuar plotësisht se Shqipëria e 2030 do jetë një vend me shërbim shëndetësor që do u krijojë shqiptarëve kushtet psikologjike të plotë për të mos shkuar jashtë, përveç rasteve kur ka nevojë për operacione të super specializuara”, tha Rama.

Ora 11:48
Ministrja Koçiu u dorëzon kartën e Autonomisë Menaxheriale QSUT-së dhe 4 spitaleve rajonale: Standarte më të larta për qytetarët, paga më të mira për mjekët

1706266244_albanakoiu.JPG

Pas Spitalit Rajonal “Memorial” në Fieri, edhe pesë spitale të tjera në vend kanë përfituar Kartën e Autonomisë Menaxheriale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u ka dorëzuar sot Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalit Rajonal Durrës, Spitalit Rajonal Shkodër, Spitalit Rajonal Lezhë dhe Spitalit Rajonal Vlorë, Kartën e Autonomisë Menaxheriale.

Gjatë konferencën ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Koçiu theksoi se pas 10 vitesh transformimi të pandërprerë në strukturat spitalore tshmë po synohet në objektiva shumë më ambiciozë siç është autonomia, e cila sjell modelin e menaxhimit europian në qendrat tona spitalore.

“Pas një procesi të gjatë, pesë qendra spitalore kanë përmbushur kriteret e Kartës së Autonomisë Menaxheriale. Nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse për të ardhur deri këtu, QSUNT dhe Spitalet Rajonalë të Shkodrës, Lezhës, Durrësit dhe Vlorës kanë përgatitur objektiva të qarta zhvillimi, plane të detajuara pune, strategji të qartë të menaxhimit të burimeve njerëzore, protokolle, udhërrëfyes, indikatorë performance, etj”, u shpreh Koçiu.

Ajo u shpreh se me dorëzimin e Kartës së Autonomisë Menaxheriale, të gjithë këto qendra spitalore do mund të ofrojnë standarte më të larta për qytetarët, kushte dhe paga më të mira për mjekët dhe progres e modernizim të sektorit.

Ministrja nënvizoi se hap pas hapi, objektivi ynë është që deri në 2027 të kemi 17 qendra spitalore, pra 17 modele ekselence që do të vetmanaxhohen në të gjithë vendin.

“Autonomia është një mekanizëm i cili ka filluar të aplikohet prej më pak se një viti, gradualisht do të krijojë mundësinë që në sistemin tonë shëndetësor të ketë paga edhe më të larta për mjekët që sigurisht janë të lidhur me performancat e tyre.  Ky është një proces që do të thellojë më tej meritokracinë, duke krijuar mundësinë për mjekët dhe hapësira më të mëdhaja për të punuar dhe angazhuar brenda struktura të tyre shëndetësore.  Përfitimet shtesë që gjeneron autonomia spitalore, ecin paralel dhe nuk i mbivendosen programit tonë për rritjen e mëtejshme të pagave, program nga i cili pas rritjes më të madhe historike të ndodhur në 2023-shin, do të vijojë këtë vit me një rritje të mëtejshme për mjekët dhe infermierët”, deklaroi Koçiu.

Ora 11:31
'S'keni parë gjë akoma!' Rama bën premtimin para mjekëve për tjetër rritje page

 

Kryeministri Edi Rama premton rritje tjetër page për mjekët.

Ne jemi këtu për të bërë 100 fishin për të merituar besimin e njerëzve edhe besimin tuaj. Do të vijojmë ta bëjmë pa asnjë diskutim e as lëkundje. Nëse sot mjekët janë më në fund të mirëpaguar krahasimisht me atë ku ishin dua tu them mjekëve: S’keni parë gjë akoma as në aspektin e pagave. Nuk jemi ne absolutisht të lumtur dhe absolutisht nuk e kemi fjetur mendjen që këto tani janë pagat e mjekëve e tani hajde se folim nga viti 2040. Jo! Do të bëjmë çmos që të ardhurat e mjekëve e infermierëve dhe shërbëtorëve të shërbimit publik të vijnë duke u rritur.

Deklarata u bë gjatë aktivtetit për autonominë menaxheriale për QSUNT dhe 4 spitale Rajonale. 

Ora 11:28
‘Një ndër spitalet më të mira në Europë’, Rama: Ministri i Jashtëm u operua në QSUT 2 ditë më parë, ja çfarë mesazhi më shkroi

1706265530_edirama.JPG

Teksa renditi ndryshimet thelbësore të bëra në spitalet publike në vend, kryeministri Edi Rama mori shëmbullin e Qendrës Spitalore Nënë Tereza, duke e cilësuar si një ndër spitalet më të mira të Europës.

Mes të tjerash, ai përmendi faktin se 2 ditë më parë ministri i Jashtëm, Igli Hasani kishte bërë një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të Brendshme dhe kishte shprehur habinë për shërbimin e ofruar dhe ekspertizën duke i shkruar edhe një mesazh kreut të qeverisë.

“Vite më parë mjekësia ka qenë në gjendje të paimagjinueshme, këto pamje që kemi sot do ishin pjesë e një dëshire që dukej e pamundur të realizohej në një kohë relativisht të shkurtër, por sot jemi në një stad krejt tjetër. Mund ta konfirmoj edhe si pacient i QSUT. Jo më larg se pardje ministri i Jashtëm bëri një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të Brendshme dhe më shkruajti mesazh që nuk e besonte dot akoma se ky është spitali ynë në Tiranë. Sepse ai mori detyrën duke ardhur nga shërbimi diplomatik jashtë. Kështu dëshmojnë shumë njerëz që kanë kaluar nga ai spital, i cili është padyshim për nga kushtet dhe ekspertiza, ndër spitalet e mira të Europës”- tha Rama.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 28/01/2024 22:56

    Po kjo quhet falas.... plase falas falas shendetsia po tani.....thjesht genjeshtar

    Përgjigju
  • Kasem Sojati: 27/01/2024 22:07

    Zoti krieminister te lutem a mund te na thuash, se ku shkojne sigurimet tona?? Sherbimin qe marim ne spitalet (tuaja) shteterorejane skandaloze?!!! Pse vazhdoni te thoni se ne jemi me spitale moderne.... Po ku jane keto se po na del shpirti per nje rezonance,apo skaner. Per nje rezonance me kontrast duhet te paguash 7000 lek te rinj Per nje Eko 1500 lek dhe keto ne spitalet tuaja te fameshme..

    Përgjigju
  • Bim: 27/01/2024 08:19

    Keshtu ndodh edhe ne Itali e quhet intramenia por doktorat nuk kan te drejte te punojn ne klinikat private. Shofim a do te funksionoje

    Përgjigju
  • Iris: 27/01/2024 03:44

    Bota perendimore e njeh dhe e paguan /over-time/,por ne rastin konkret tingellon sikur mjekut do t'i jepet mundesia te punoje si /privat/ brenda nje spitali shteteror,duke shfrytezuar pajisjet dhe burimet e spitalit shteteror dhe duke u paguar /si privat/ me rroge plus shteti?! Nga /i psonis/ keto ide Rama?!

    Përgjigju
  • poli: 27/01/2024 01:44

    po paisjet e spitalit,,,po ilacet ,,po mjetet per operacion..po rrogat e infermierve kush i paguan....kur punon jashte orarit,,.kjo nuk behet o debil.njeri..o privat ..o shteteror..

    Përgjigju
  • Lui: 26/01/2024 22:56

    Po mirë, këtu nuk ka konflikt interesi mjeku?! Sepse fare mirë operacionin që ka për ta bërë në orarin zyrtar, mjeku e “planifikon” në bashkëpunim me shtetin që ta bëjë jashtë orarit zyrtar ku do marrë pagesë extra..

    Përgjigju
  • Lida: 26/01/2024 21:50

    A eshte ne terezi ky me? Po cfare do bejne hallexhinjte tani qe mjeket do jene "te zene" ne oraret e punes? A e dini sa vuajne shqiptaret, o mbreti diell? Edhe kjo duhej?

    Përgjigju
  • Meri: 26/01/2024 20:15

    K.M nuk e ka pronën e vet shqipërin dhe spitalet,që i përdor siç i thot mëndja.Spitali shërben 24 orë në 24 orë,kur nji doktor mbaron turnin e punës e mer tjetri,dhe aparaturat në spital duhet të jen në disposizioni në çdo moment,mund të ket ëdhe orgjenca,.Si do ti përdorin këto aparatura,këta doktor pas orari të punës????

    Përgjigju
  • Faik Konica:Shqiperi...: 26/01/2024 18:39

    Tani po qe rregullave ligjin o kokrroçk ju dhe lejen te punojne privat ne spitalet shtetërore qe mbahen me taksat e njerzve. Ku e gjete kete mendje o legen,tani gjithe specialistet do thone jemi te zene po deshe haje te vizitohesh pas ores 2 prap te zyra ime ne pavion.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 26/01/2024 18:13

    Shkurt, nuk do kete me sherbime ne orarin e punes. Kush ja ka dhene kete mendje Fyhrerit tone?

    Përgjigju
  • Hallexhiu: 26/01/2024 18:02

    Paguajme taksa, paguajme ilace, paguajme ne dore, tani hajde te ta fus pak se e beme ligjin. Ku po shkon o Kali?

    Përgjigju
  • One: 26/01/2024 13:22

    Nuk shoh sesi mund te mos kete konflikt me keto sherbimet ekstra.Me pak fjale shnderrohen te gjithe spitalet ne privat. Mbaj mjeket dhe perzi te gjithe te tjeret nga Shqiperia. Mos vidh, mblidh taksa dhe paguaj njerezit. Cdo formule tjeter do krijoje disbalanca te medhaja

    Përgjigju
  • raku: 26/01/2024 12:59

    mire eshte me i ja rrit pak rrogen mjekeve, edhe reforma ne mjekesi deshtoi. mjeket iken jashte. po nuk ju rrit rroge mjekeve do te na marrin shpirtin edhe neve socialisteve fukarenj

    Përgjigju
  • Turi: 26/01/2024 12:39

    Tani qe do sjell robotin ky huri e hodhem hallin , e keni katandisur kete vend si mos me keq ju vrafte zoti o politikanet e ketij vendi se jeni njerezit me te keq qe ka kjo toke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Bournemouth turpëron Manchester Unitedin, e mposht 0-3 në

VIDEO/ Bournemouth turpëron Manchester Unitedin, e mposht 0-3 në "Old Trafford"