Autopsia/Zemra e Davide Astorit
pushoi nga një arrest kardiak

Autopsia/Zemra e Davide Astorit<br />pushoi nga një arrest kardiak<br>
Pavarësisht se u deklarua se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, humbi jetën nga ataku kardiak, Prokuroria në Udine hapi edhe një pistë për vrasje të mundshme.

Por sot është zbardhur edhe autopsia, e cila tregon se vdekja erdhi për shkaqe natyrale.

Natën mes së shtunës dhe së dielës lojtarit i ka ardhur një vdekje kardiake dhe shkak për këtë, sipas autopsisë, ka qenë një arrest kardiak. "Rrahjet e tij të zemrës filluan të ngadalësoheshin, derisa zemra më në fund i ndaloi së punuar", thuhet në rezultatin e autopsisë.

Në 60 ditë, siç raporton Sky Sport, do të kryhen edhe ekzaminime të mëtejshme. Tashmë trupi është lënë i lirë t’i dorëzohet familjarëve dhe më 8 mars do të kryhet ceremonia mortore në Firenze.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron