DURRËS- Grabitja e argjendarisë në Elbasan vetëm një ditë më parë, ka zbardhur një sërë grabitjesh të tjera ku të gjitha kishin një autor...Astrit Thaçin. 27-vjeçari është autor i 8 grabitjeve brenda një jave në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Report Tv ka siguruar ekzkluzivisht videon e një prej grabitjeve që Thaçi ka bërë në Shkozet, të një supermarketi ku ka arritur që të marrë një shumë prej 100 mijë lekësh dhe disa paketa. Videoja mban datën 11 shkurt, rreth orën 20:50, ku i armatosur, me kapuç, i veshur me një xhup të zi dhe me shall, Thaçi është futur në supermarket, i ka drejtuar armën kasieres, e cila nuk ka bërë rezistencë dhe ka marrë shumën e lekëve dhe disa paketa, që ndodheshin tek bufeja pas. Thaçi vepronte pa doreza dhe në një moment i bien lekët, që po i fuste në çantë. Teksa po largohej, ai përballet me një blerës në supermarket, i cili duket se nuk frikësohet aspak se para tij ka një person të armatosur me me maskë. Pas shihen "sy më sy", Thaçi largohet me vrap.
Thaçi ndiqte disa "rregulla strikte" para çdo grabitjeje. Kryente grabitjet nën efektin e drogës, gjithmonë vepronte i vetëm pa ndihmën e një shoku, nuk përdorte kurrë celular, prandaj ishte e pamundur që ta përgjoje, lëvizte me makina me qira ose taksi dhe në fund fshihej tek e dashura e tij, Adela Berisha. Falë kësaj të fundit, 27-vjeçari ka arritur që të vihej në prangat e uniformave blu.
Policia e Durrësit ka vënë në lëvizje 30 efektivë të policisë që kanë përgjuar të dashurën, Adelën dhe pas 7 ditësh kanë rënë në gjurmët e 27-vjeçarit. Janë kontrolluar mbi 40 banesa, hotele dhe motele, në fund u arrestua në një lokal në Tiranë në zonën e ish-Kombinatit.
Astrit Thaçi
Thaçi ka qenë autor i grabitjes në shtëpinë e Rexhep Tereziut më 10 shkurt, ku ky i fundit mbeti i plagosur pasi e pikasi. Nga ana tjetër, ai është autor edhe i grabitjes së pikës së kredie, Kredo. al më 8 shkurt, ku i armatosur dhe me maskë arriti të marrë një sasi prej 100 mijë lekësh. Tashmë i riu do të përballet me akuzat për veprën penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë", "Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë" dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”. 27-vjeçari rezulton i dënuar edhe në Itali me 7 vite heqje lirie pasi edhe në këtë shtet kishte kryer grabitje.
Bizhuteritë dhe lekët që i sekuestroi policia
Seritë e grabitjeve të kryera në 27-vjeçari:
Në Durrës, në datën 08.02.2020, në lagjen 12, Durrës, është vjedhur me armë zjarri filiali i një banke të nivelit të dytë, ku autori mundi të merrte një shumë prej 100.000 lekësh.
-Më datë 10.02.2020, në lagjen 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e pistoletës ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit R. T., duke e plagosur në këmbë.
-Më datë 11.02.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, nën kërcënimin e armës ka vjedhur në një Big Market, nje shumë prej 100.000 lekësh dhe steka me cigare.
Po ky shtetas, më datë 12.02.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë Zogut të Zi, Tiranë, ka tentuar të vjedhë në një agjenci turistike.
-Me datë 12.02.2020, në rrugën "Llambi Bonat" Kombinat , Tiranë, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.
-Me datë 13.02.2020, në rrugën "Kongresi i Lushnjës”, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.
-Më datë 15.02.2020, në rrugën "Abdyl Frashëri" jashtë banesës së shtetasit R. N., e ka goditur këtë shtetas me sende të forta duke i marë një shumë prej 300 eurosh dhe një aparat celular Iphone 11 ProMax.
Në Elbasan, më datë 15.02.2020, në lagjen “Ali Pasha”, Elbasan, nën kërcënimin e pistoletës ka vjedhur në një argjendari, një sasi bizhuterish.
Ndërkohë sipas policisë në momentin e arrestimit të tij, atij i janë gjetur dhe sekuestruan sendet e mëposhtme:-17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.
Bizhuteritë e sekuestruara dhe pistoleta me të cilën dyshohet se Astrit Thaçi kreu grabitjet
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht videon e një prej grabitjeve që Astrit Thaçi ka kryer në qytetin e Durrësit. Siç shihet në videon nga kamerat e sigurisë së marketit, i maskuar dhe i armatosur me një pistoletë, ka arritur që të grabisë një shumë të caktuar. I qetë, i pashqetësuar se kamerat e sigurisë po e filmonit, Thaçi është futur në supermarket, nuk ka hasur rezistencën e vajzës që qëndronte te kasa dhe ka arritur të marrë lekët në arkë dhe disa paketa cigare. Teksa po largohej, në supermarket ka hyrë edhe një blerës, i cili e ka parë por nuk ka kryer asnjë veprim dhe më pas Thaçi është larguar i qetë. burime për Report Tv bëjnë me dije se ai konsumonte drogë para çdo grabitjeje. Ai ishte siguruar mirë që të mos binte në gjurmët e policisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se lëvizte gjithmonë me makina të marra me qira apo me taksi dhe nuk përdorte kurrë celular, për këtë arsye nuk mund të përgjohej nga uniformat e tij. Policia e Durrësit angazhoi 30 efektivë, që zbuluan të dashurën e Tij, të cilët e gjurmuan dhe pas 7 ditësh e arrestuan.
Report TV ka siguruar foton e 27-vjeçarit Astrit Thaçit, i cili brenda një kohe të shkurtër mbi 8 grabitje si dhe të dashurës së tij, Adela Berisha e cila e ndihmonte të fshihej pas grabitjeve që kryente.
Durrës- Një tjetër person është arrestuar për vjedhjet e kryera nga Astrit Thaçi. Burime për Report Tv bëjnë më dije se në pranga është vënë edhe e dashura e Astrit Thaçit, 20-vjeçarja A.B Sipas policisë ajo e ndihmonte grabitësin që ti arratisje policisë. E reja tashmë do të përballet me akuzat për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".
nqs ky person i kryente grabitjet nen efektin e drogerave shum e ka dhe nje vit qe kshu mos folni kot e njerez
PërgjigjuTi ke vjedhur gje me dhunë nën efektin e drogerave? Ike Sali bashkë me gjykatesit e tu të plepave, ike!
Bishti i qenit bisht qeni mbetet....
PërgjigjuDyfishojani tani burgimin ne 15 vjet dhe dergojeni për gjith periudhen e denimit 15 vjet ne male për të pyllezuar republiken. 8 ore pune 5 dite ne jave dhe të shtune të djele pushim. Kush do e ushqeje kete morr?
Përgjigju