Grabitet në mes të ditës një pikë dhënie kredie në Durrës! Autori i armatosur merr 100 mijë lekë...punonjësi lajmëron policinë 40 min me vonesë

DURRËS- Një pikë dhënie kredie e (Kredo.al)  në qytetin e Durrësit ka rënë pre e grabitjes mesditën e kësaj të shtune.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një person i maskuar me shall dhe me kapele dhe i armatosur me pistoletë në dorë, pasi ka kërcënuar punonjëset e kësaj pike ka arritur të marrë një sasi prej 100 mijë lekësh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  14:24,  në lagjen numër 4, pranë busti të "Azem Hajdarit" në një zonë jo shumë të populluar, por edhe me kamera të shumta që mund të ndihmojnë për identifikimin e autorit.

Burime për Report  bëjnë me dije se punonjëset e pikës së kredidhënies janë shprehur se e kanë njoftuar policinë menjëherë por këta të fundit janë vonuar. Ndërkohë në vendin  e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie si dhe FNSH e "Shqiponja" të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Zona është e mbushur me biznese, ndërsa mësohet se janë sekuestruar shumë kamera sigurie të cilat do të shqyrtohen për të identifikuar dhe më pas arrestuar autorin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:16
Grabitja në Durrës, policia jep njoftim zyrtar

Grabitja në Durrës, policia jep njoftim zyrtar.

Durrës/Informacion paraprak

Në Durrës, në lagjen nr 12,  në një rrugë dytësore, në filialin e  një banke të nivelit të dytë, rreth orës  14:24,  një person  ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë  dhe është larguar me vrap

Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Në  kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH  dhe  forca e posaçme  "Shqiponjat", ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.

Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit