Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës i dyshuar si autor i 3 vjedhjeve në kryeqytet. 36-vjeçari me iniciale M. K., është dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale.
Gjatë muajit mars, ai ka vjedhur një biçikletë elektrike në rrugën e Kavajës, një varëse të një gruaje në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe portofolin një tjetër personi në rrugën “Avni Rustemi”.
Sakaq, hetimet po vijojnë për dokumentimin e të tjera grabitjeve që mund të ketë kryer i arrestuari.
“Tiranë/Vijon puna hetimore dhe policore, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të vjedhjeve.
Arrestohet një shtetas që gjatë këtyre 3 ditëve, kreu 3 vjedhje.
I arrestuari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.
Menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë së tyre në territoret në juridiksion të komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 1, shërbimet e këtyre njësive organizuan punën për zbardhjen e autorësisë së rasteve.
Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i 3 vjedhjeve, shtetasi M. K., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:
-më datë 06.03.2026, ka vjedhur 1 biçikletë elektrike, në Rrugën e Kavajës;
-më datë 07.03.2026, i ka vjedhur varësen, një shtetaseje, në bulevardin “Gjergj Fishta”;
-më datë 08.03.2026, i ka vjedhur portofolin, një shtetasi, në rrugën “Avni Rustemi”.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komente











