Aksioni blic i RENEA-s në vend pas vrasjes së Bledar Muçës, ndalohet Astrit Seferi i kërkuar për plagosjen e 4 personave në 2017! 2 në pranga, 21 të shoqëruar me precedentë penale

Astrit Seferi, autor i një plagosje të katërfishtë, të ndodhur në vitin 2017 në Tiranë, është ndaluar mbrëmjen e djeshme në Mamurras, pas një aksioni të forcave RENEA.

Mbrëmjen e djeshme RENEA zhvilloi disa kontrolle blic në qytete të ndryshme të vendit. Kontrollet nisen për shkak të ekzekutimit në mes të Lushnjes të Bledar Muçës, por edhe për gjetjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë. Nga kontrollet RENEA arrestoi 2 persona, ndaloi Astrit Seferin i shpallur në kërkim për plagosjen e 4 personave dhe ka shoqëruar 21 persona me precedentë penalë.

Kontrollet u zhvilluan në  Durrës, Lezhë, Mamurras e Elbasan, në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në Durrës  u arrestua Dashamir Tafili, 38 vjeç, pasi u kap me armë zjarri pa leje në makinën e tij. Gjatë kontrollit të mjetit të tij "Range Rover", që ishte parkuar para një lokali, në kroskot është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 13 fishekë.  Ndërsa gjatë kontrolleve në lokal u gjetën  çipsa dhe letra bixhozi, ku u nis hetim në gjendje të lirë për  Elvis Doçi, 43 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara". Po në Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi Lorenc Habilaj, 24 vjeç, banues në Durrës, shpërndarës i lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi dozash lëndë narkotike dhe një peshore elektronike, ndërsa në banesë iu gjet një sasi fishekësh.

Në Mamurras është arrestuar Astrit Seferi, 36 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ‘’Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2017, në Laprakë, në bashkëpunim dhe me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri 4 shtetas.   

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë, 21 persona me precedent të mëparshëm penal, të cilët ishin pa dokument identifikimi me vete.    

Si ndodhi plagosja e katërfishtë në 2017

Arben Seferi ka pasur konflikt me shtetasin Eljon Leka, teksa të dy janë takuar në një lokal në lagjen e tyre. Arben Seferi pas debatit verbal ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të Eljon Lekës, që ndodhej brenda në lokal. Plumbat e zjarrit kanë lënë të plagosur Eljon Lekën dhe tre klientë të lokalit të cilët nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin. Bashkë me Lekën, asokohe mbetur të lënduar edhe shtetasit Bujar Mrishaj 39 vjeç. Bledar Gosturani 33 vjeç dhe Avni Byberi 47 vjeç. Autori Arben Seferi fillimisht ka shkuar tek lokali i tij dhe i ndihmuar nga i vëllai, Astrit Seferi, ka mundur të largohet në drejtim të paditur. Policia me pas shpalli në kërkim të dy vëllezërit Seferi dhe një bashkëpunëtor të tyre.

Nga kontrollet mbrëmë RENEA arrestoi në Durrës, Dashamir Tafili, 38 vjeç, për armë mbajtje pa leje dhe Lorenc Habilaj, 24 vjeç, pasi u kap me disa doza droge gati për t'i shitur. Gjithashtu u procedua penalisht Elvis Doçi, 43 vjeç, për "Organizimi i lotarive të palejuara" në lokalin e tij. Gjatë aksionit u shoqëruan edhe 21 persona me precedentë të mëparshëm penal.

Dy ditë më parë në qendër të Lushnjes u ekzekutimi në lokalin e tij Bledar Muça, 34 vjeç, ku autorët zbritën nga makina qëlluan mbi 20 herë dhe më pas u larguan. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe kunati i Muçës, Judin Velo dhe 4 klientë të që po pinin kafe në lokal në atë moment. Pistë hetimi për ngjarjen janë lidhjet familjare të Muçës me bandën famëkeqe "Hakmarrja për drejtësi", pasi ai ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, anëtar i bandës.

 

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meni: 25/08/2021 09:11

    Hë më ta lumsha. Kjo është policia që duam. Bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi