Një ditë pas atentatit në Lushnjë ku u vra Bledar Muça duke pirë kafe në lokalin e tij, RENEA ka zbarkuar në disa qytete, ndër to në Lezhë, Durrës, Shkodër e Elbasan. Nga kontrollet deri më tani kemi dhjetëra të shoqëruar, mes tyre 2 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Muçës.
Burime nga policia për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije se kontrollet po kryhen për të shpallurit në kërkim për krime kundër personit, persona që mbajnë me armë zjarri, lëndë narkotike, në lokale ku dyshohet se frekuentohen nga persona në kerkim dhe nëpër mjete të blinduara. Operacioni po zhvillohet në disa qarqe njëkohësisht dhe të shoqëruarit do të verifikohen. Gjatë kontrolleve janë bastisur disa shtëpi, magazina e bodrume. Kontrollet do vijojnë dhe ne qytete te tjera.
Ky aksion i shtrirë në disa qytete vjen një ditë pas atentatit në Lushnje, ku u vra Bledar Muça duke pirë kafe me kunatin në lokalin e tij bar 'Pedonale'. Të hënën në mbrëmje shoqërohej nga kunati i tij Judmir Velo, vëllai i gruas. Tetë gëzhoja kallashnikovi gjetën hetuesit në 2 metra katror sipërfaqe. Muça u qëllua egërsisht nga një distancë e afërt prej 3 m. Autori që dëshmitarët e tregojnë, një i ri i pamaskuar, trup lidhur, zbriti nga Golfi 5 ngjyrë blu me targa italiane, i vjedhur në Vlorë. Shoferi qëndroi në timon, derisa atentatori kreu misionin. Shtiu me kallashnikov më shumë se 20 herë mbi njeriun që njihej si dhëndri i Roland Shytit, “mustaqe kuqit”, anëtar i bandës famëkaqe të Lushnjës, ‘Hakmarrja për Drejtësi” i martuar me mbesën e tij, Suada Velon.
Foto nga aksioni i RENEA
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
VIDEO/ Aksident në hyrje të Lushnjës, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përfundon në përrua, banorët e zonës shpëtojnë shoferin
23 Dhjetor, 18:00
-
Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse (VIDEO)
22 Dhjetor, 12:23
-
Aksident në Lushnjë, një shofer i plagosur nga karambolimi i dy mjeteve! Shkak dyshohet shpejtësia e veturës
20 Dhjetor, 14:26
-
Lushnjë/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan - Krutje (EMRI)
19 Dhjetor, 17:50
-
AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë
19 Dhjetor, 16:37
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor, 13:55
-
Lushnjë/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje! Shoferi sapo pa tymin që dilte nga motori njoftoi zjarrfikësit (VIDEO)
16 Dhjetor, 16:54
-
Lushnjë/ Shkrumbohet dyqani në fshatin Delisufaj, shkak shkëndija elektrike
13 Dhjetor, 13:43
-
Lushnjë/ Vodhi një automjet dhe 2 arka kursimi në një market, arrestohet autori! I dënuar më parë për vjedhje (EMRI)
11 Dhjetor, 16:57
-
Lushnje/ Vjedhin marketin dhe marrin ‘Opel-in’ në banesën aty afër, pronari i makinës: Autorët kanë prerë kyçin e portës! Policia gjen automjetin në Golem (VIDEO)
11 Dhjetor, 08:53
-
Lushnjë/ Aksident në bulevardin e qytetit, makina përplas të moshuarin kur po kalonte rrugën! Policia ndalon shoferen, 75-vjeçari rëndë në spital (VIDEO)
10 Dhjetor, 18:09
Ishalla i kapin e denohem me burg perjet ato kriminele qe perdorin kallashin mes njerezve . Mund te kishte pasur shum viktima , burg pa meshire
Përgjigju