1769510890_besimsherifi.jpg

Besim Sherifi prej 10 vitesh dyshohet se fshihej në Tiranë. Ai përdorte identitetin e një kosovari, dokumente të cilat iu sekuestruan pas arrestimit dhe që dyshohen se mund të jenë të falsifikuara, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema. Fillimisht, dy muaj më parë, forcat Operacionale kishin marrë informacion në rrugë operative se një person i skeduar për vrasje fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë.

Pasi kanë bërë identifikimin e tij, pala shqiptare ka kërkuar informacion tek autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe kanë konkluduar se 52-vjeçari Besim Sherifi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pasi Operacionalja ndërhynë në banesën që ai qëndronte me qira, 52-vjeçari u ka thënë nuk jam unë personi që kërkoni. “Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shqiptar kosovar.”

 Por sipas burimeve, shenjat e gishtave zbuluan se personi në fjalë ishte Besim Sherifi. Vrasja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, në Shkup ku janë vrarë 3 persona. Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqenoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm.


Lajmi kryesor:

I dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari! Autori i vrasjes së trefishtë përdorte mjete të rreme identifikimi