Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kavajë, të akuzuar për vjedhje. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë arrestuar një 24-vjeçar me inicialet E. C(B). dhe një 41-vjeçar me inicialet A. K..
Ata u arrestuan pasi më 19 maj kanë vjedhur banesën e një personi me inicialet R.B.. Gjithashtu këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera, 2 magazina dhe 2 banesa, në Kavajë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm".