Autorët e grabitjes të Kamzës dalin nesër para Gjykatës

Autorët e grabitjes të Kamzës dalin nesër para Gjykatës

Autorët e grabitjes në Kamëz, Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hodi

Pritet të zhvillohet seanca nesër për masën e dënimit për autorët e grabitjes në minimarketin e Kamzës që la për vdekje pronarin e minimarketit dhe të plagosur bashkëshorten e tij. Prokuroria kërkon arrest me burg për dy autorët e ngjarjes. Seanca do të zhvillohet në Gjykatën Penale në Tiranë.  Prokuroria ka dëshminë e dy autiorëve që e pranuan veprën penale, gjithashtu makinën dhe rrobat që autorët kishin veshur në momentin që kryen grabitjen. Policia ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme në lumin e Tiranës kërkimin për armën e krimit, të cilët autorët thanë që e kishin hedhur në lumë.

Darkën e 25 prillit, 2 persona të armatosur hynë në minimarketin e viktimës Agim Buçi, në rrugën “OSBE” në Kamëz, ku mbeti i vdekur pronari i marketit dhe mbeti e plagosur gruaja e tij. E gjithë skena e grabitjes u pa nga djali i tyre 6 vjeçar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale