Një person ka qëlluar me armë zjarri nga dritarja e një automjeti në lëvizje, duke lënë të plagosur 22-vjeçarin Xhon Rusta, një ditë më parë në qytetin e Elbasanit. Kjo është dinamika e ngjarjes që tronditi banorët e lagjes "11 nëntori", ndërsa policia ka mundur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin, J.S.
Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me të shkuarën e 22-vjeçarit, i cili në 2014-ën është dënuar për tentativë vrasje. Megjithatë, policia vjon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, implikimit ose jo të personave të tjerë në këtë ngjarje si dhe për kapjen e arrestimin e autorit.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në lagjen "11 Nëntori", ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.
Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Xh.R.,22 vjeç, menjëherë janë organizuar shërbimet për zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesional u bë e mundur zbardhja në kohë e ngjarjes.
Si rezultat i hetimeve paraprake të kryera nga Specialistët e Seksionit për hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Elbasan, kqyrja e kamerave dhe informacionet e marra në rruge operative, rezultoi se ngjarja ka ndodhur te rruga e" Konvikteve" në lagjen "11 Nëntori ", ku autori i dyshuar është shtetasi J.S, i cili është shpallur në kërkim.
Po nga veprimet e kryera rezultoi se autori dhe i plagosuri udhetonin veç e veç me automjete dhe si rezultat i nje konfikti të çastit shtetasi J.S ka qëlluar menjeherë me armë zjarri pistolete nga mjeti i tij në drejtim të mjetit të shtetasit Xh.R.
Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Xh.R është person me precedentë penal në fushën e Krimeve kundër personit dhe ka qënë i dënuar më për plagosje me armë zjarri.
Matrialet hetimore iu referuan Prokorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje, mbetur në tentativë " si dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, implikimit ose jo të personave të tjerë në këtë ngjarje si dhe për kapjen e arrestimin e autorit.