Tentoi të vrasë në 2014, plumba për hakmarrje 22-vjeçarit në Elbasan

Tentoi të vrasë në 2014, plumba për hakmarrje 22-vjeçarit në Elbasan

Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen "5 maji" të qytetit të Elbasanit. Sipas policisë, Xhon Rusta, 22-vjeç është qëlluar me armë zjarri nga një person i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje. 

Kjo pasi Rusta rezulton një emër i njohur për policinë e Elbasanit, pasi është dënuar për plagosje në vitin 2014. I riu është transportuar me urgjencë për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Elbasanit për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes.


Njoftimi i policisë: 

Elbasan

Informacion paraprak

Rreth orës 18.50 ka shkuar në spital i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi Xh.R 22 vjec banues në Elbasan.

Menjëherë shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimi dhe kapjen e autorit.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë