Autoritetet e mjekësisë/ Britania e Madhe mund të regjistrojë deri 200 vdekje në ditë gjatë vjeshtës e dimrit

Autoritetet e mjekësisë/ Britania e Madhe mund të regjistrojë deri 200 vdekje në ditë gjatë vjeshtës e dimrit

Mbretëria e Bashkuar në muajin tetor mund të regjistrojë 50,000 infeksione dhe 200 vdekje nga koronavirusi në ditë.

Kështu mendojnë Profesorët Patrick Vallance dhe Chris Whitty, këshilltarë të qeverisë së kryeministrit Boris Johnson, të cilët thanë gjithashtu se ka nevojë për vendosjen e kufizimeve të reja në të gjitha zonat e vendit ku indeksi i infeksionit Rt është përsëri mbi pragun 1.

Vallance ka përmendur edhe shembujt e Francës dhe Spanjës, ku infeksionet në rritje janë përhapur te moshat e reja kryesisht gjë e cila ka çuar edhe në rritje graduale të vdekjeve.

Sipas akspertëve situate shqetësuese pritet të zgjesë edhe 6 muaj gjate së cilës të gjithë duhet të luftojnë për për përmbajtur përhapjen e pandemisë.

Gjithashtu ata lëshuan alarmin drejt popullisë teksa theksuan se Covid do të përfitojë nga vjeshta dhe dimri për të vrarë sa më shumë njerëz, teksa dhe pandemia është ende një emergjencë shëndetësore e pazgjidhur akoma

Shkalla e infeksioneve është "dukshëm e lartë" në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar, paralajmëroi zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë Whitty, duke kërkuar që vendi të jetë i gatshëm për të patur kufizime të reja progressive.

Sipas tij, numri i vdekjeve ditore është akoma "relativisht i ulët", por mund të rritet shpejt në 200 nëse "spiralja e infeksioneve mbetet e pazgjidhur".

Por jo vetëm kaq…këshilltari numër një i qeverisë Johnson gjithashtu paralajmëroi britanikët që "të përgatiten për një dimër të vështirë", duke theksuar se  "Ne do të kemi - shpjegoi ai - sezone të tilla si vjeshta e vonë dhe dimri gjatë të cilave do të përfitojnë viruset e rrugëve të frymëmarrjes”

Whitty kujtoi se "nivelet e vdekjeve nga Covid-19 janë dukshëm më të larta se ato të gripit sezonal, i cili vret mesatarisht 7,000 njerëz (në Mbretëri), deri 20,000 në vitet më të këqija"; dhe se koronavirusi tashmë është provuar "më virulent se çdo grip tjetër".


Lajmi kryesor:

Covid/ Në Itali regjistrohen 1350 raste të reja dhe 17 viktima! Gjysma e Francës shpallet 'Zonë e Kuqe'…31 milionë të prekur nga infeksioni në botë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)