Autoritetet gjermane i prishin planet UEFA-s, ceremonia e hapjes së Euro 2024 në rrezik

Autoritetet gjermane i prishin planet UEFA-s, ceremonia e hapjes së Euro 2024 në rrezik

Foto ilustruese

UEFA prej vitesh mundohet të ndalojë fishekzjarrët në stadiume mes tifozëve, por kur bëhet fjalë për ceremonitë e aktiviteteve që organizon, i vlerëson si shumë të rëndësishme për të krijuar atmosferën e duhur në stadiume.

Por ceremonia e hapjes së Euro 2024 në Mynih, mund të zhvillohet pa hedhjen e fishekzjarrëve. Shkak është bërë mosdhënia e lejes nga departamenti i zjarrfikësve të Mynihut për UEFA-n, që të përdorë materiale piroteknike në stadiumin e qyteti ku do të nisë aktiviteti të premten me ndeshjen Gjermani - Skoci.

Plani i UEFA-s parashikon ndezjen e tymuesve brenda stadiumit dhe jashtë tij, për të krijuar një ambient sa më spektakolar me ngjyra.

Deri tani bashkia nëpërmjet departamentit të zjarrfikësve, nuk ka aprovuar planin, ajo ka kërkuar që aktivizimi i fishekzjarrëve duhet të bëhet vetëm nga persona profesionistë, duke detyruar UEFA-n që të plotësojë dokumentacionin që i nevojitet për të vërtetuar se ky moment i shfaqjes, do të mbulohet pikërisht nga ekspertë dhe jo thjesht vullnetarët.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 10/06/2024 13:29

    Ka lezetin e vet dhe fishekzjarri se njëher bohet kampjonati Evropjan. E fishekzjari tregon fest e gëzim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg