Autoritetet iraniane rrisin shtypjen ndaj zërave kritikë pas vdekjes së Raisit
Ali Reyhani Kajvar, pronar fabrike, është raportuar të jetë ndaluar dhe akuzuar për postimet që ka bërë online, pas vdekjes së Raisit.
Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë se autoritetet iraniane e kanë intensifikuar fushatën shtypëse nëpër rrjetet sociale, pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi, si pasojë e rrëzimit të aeroplanit më 19 maj.
Raisi, i cili ka vdekur në incident, bashkë me ministrin e Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, dhe disa zyrtarë tjerë, është akuzuar se ka shërbyer si prokuror në “komitetin e ekzekutimeve” i cili ka vendosur për vrasjen e mijëra të burgosurve politikë dhe kundërshtarëve tjerë të regjimit në fund të viteve ’80.
Ai është quajtur shpesh prej kritikëve si “Ayatollah Ekzekutuesi’ ose "Ayatollah Masakruesi”, për shkak të rolit të tij të dyshuar në ekzekutimet masive më 1988.
Me rrëzim të aeroplanit janë tallur shumë përdorues të rrjeteve sociale në gjuhën persishte.
Në anën tjetër, agjencitë iraniane për siguri dhe gjyqësor, janë përgjigjur ashpër ndaj aktivistëve online.
Asociacioni për mbrojtje të të burgosurve politikë azerbajxhanas në Iran, ka thënë se pronari i një fabrike, Ali Reyhani Kajvar, është ndaluar dhe është akuzuar për “propagandë kundër sistemit dhe fyerje të Ebrahim Raisit”, për disa postime që i ka bërë online.
Ende nuk dihet se për cilat komente bëhet fjalë.
Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë se edhe persona tjerë janë akuzuar për “shpërndarje të gënjeshtrave dhe fyerje të martirëve”.
Qendra Informuese e Gjyqësorit në provincën Kerman, ka bërë të ditur se 254 individë kanë pranuar paralajmërime telefonike për përmbajtjen “fyese”, ndërsa tetë prej tyre janë përballur me kallëzime penale./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Iran, punonjësi i ministrisë së Drejtësisë vret 2 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në Teheran
18 Janar, 15:52
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Iran/ Mullai qorton një vajzë sepse ishte pa shami, ajo i heq çallmën
6 Janar, 16:59
-
SHBA/ Një goditje ndaj objektivave bërthamore të Iranit është një nga opsionet në tryezën e Biden para se të lerë Shtëpinë e Bardhë
2 Janar, 22:43
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala qëndron e burgosur në një qeli pa shtrat, Roma thirrje Iranit: Të lirohet menjëherë
2 Janar, 08:43
-
SHBA, sanksione entiteteve ruse dhe iraniane të përfshira në fushata dezinformimi
1 Janar, 19:33
-
Gazetarja italiane arrestohet në Teheran
27 Dhjetor 2024, 15:38
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor 2024, 22:10
-
Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Detin e Kuq, dyshohet se ishte aksidentale
22 Dhjetor 2024, 10:31
-
Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin
18 Dhjetor 2024, 15:09
-
Presidenti i Iranit bllokon ligjin ‘drakonian’ për hixhabin
15 Dhjetor 2024, 19:47
-
Sfidoi regjimin iranian, arrestohet këngëtarja që mbajti koncert pa hixhab
15 Dhjetor 2024, 09:28