Autoritetet italiane nisin hetimin pasi 23 vjeçares i injektohen 6 doza të vaksinës Pfizer
Për të mposhtur pandeminë të gjithë shpresojmë në fuqinë magjike të vaksinës anti-COVID , por çfarë ndodh nëse merrni më shumë se një dozë të saj?! Edhe pse mund të duket e çuditshme një gjë e tillë, një vajze italiane i janë injektuar 6 doza.
Për të mposhtur pandeminë të gjithë shpresojmë në fuqinë magjike të vaksinës anti-COVID , por çfarë ndodh nëse merrni më shumë se një dozë të saj?! Edhe pse mund të duket e çuditshme një gjë e tillë, një vajze italiane i janë injektuar 6 doza.
Studentja e psikologjisë klinike gjendet në gjendje të mirë shëndetësore, pasi kishte marrë 6-fishin e dozës normale në spitalin Noa në Massa Carrara për dozën e parë të vaksinës.
Pas administrimit të vaksinës, 23-vjeçarja praktikante e psikologjisë u kthye në shtëpi. Vetëm më vonë administratorët e kuptuan që të resë i ishte injektuar një shishkë e tërë, ekuivalente me gjashtë doza të vaksinës dhe për 24 orë ajo u mbajt nën vëzhgim.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë nisur një hetim për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në zinxhirin e procedurave që duhen vëzhguar para inokulimit të një vaksine.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
Iu injektuan gabimisht 6 doza të vaksinës së koronavirusit, 23-vjeçarja italiane: Më dhemb gjithçka dhe kam frikë. Mjekët nuk e dinë çfarë pasojash mund të kem
Foto ilustruese
"Kam frikë dhe më dhemb krahu, mjekët nuk e dinë se çfarë pasojash mund të kem". Kështu është shprehur 23-vjeçarja në Itali, së cilës iu injektuan gabimisht 6 doza të vaksinës së COVID. Megjithatë ajo shprehet se e fal infermieren pasi të gjithë gabojnë, por shton se mund të padisë spitalin.
"Më dhemb gjithçka, më dhemb krahu, mjekët nuk më tregojnë se çfarë mund të më ndodhë. Jam shumë e lodhur dhe e stresuar, kam dhimbje të forta në vendin e injeksionit. Nuk do të bëj asnjë kallëzim penal, po është e qartë që nëse kam pasoja të rënda në të ardhmen, dikush duhet të përgjigjet në gjykatën civile. Toleranca është e vlefshme vetëm për infermieren, që bëri një gabim, por jo për strukturën, për spitalin që në asnjë rast nuk duhej të lejonte gjëra të tilla të ndodhnin", ka thënë ajo sipas "Tgcom".
E reja po qëndron në spital, në mënyrë që të jetë në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.
Ino Kulim?!..po çmimit në mollaqe,shqip
Përgjigju