Në Prishtinë, autoritetet vendase e ndërkombëtare thanë se duhet shtuar përpjekjet për të parandaluar rritjen e numrit të qytetarëve që synojnë migrimin e paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian.
Në një debat mbi këtë çështje të organizuar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, zyrtarët evropian thanë se qytetarët e Kosovës nuk mund të fitojnë strehim në vendet e Bashkimit Evropian dhe ikja në rrugë të paligjshme përveç që mund t'i varfërojë ata, dëmton edhe procesin e liberalizimit të vizave.
“Si institucione të Kosovës e kemi për detyrë të marrim reforma të thella në fushën e sundimit të ligjit, si parakusht për tërheqjen e kapitalit të huaj dhe zhvillimin e përgjithshëm të tregut të lirë. Pavarësisht potencialit që Kosova mban, nuk ka investitorë që do të bindet të vijë në Kosovën e tensionuar politikisht, të ndarë etnikisht dhe të sfiduar nga mungesa e efikasitetit të sistemit të drejtësisë", deklaroi presidentja Jahjaga.
Në këtë pikë kërkohet bashkëpunim më i madh i vendeve nëpër të cilat kalojnë kosovarët, siç janë Serbia dhe Hungaria. Kryeministri Isa Mustafa premtoi se do të nënshkruajë marrëveshje me vendet e BE-së për punë sezonale.
Por sesa sfiduese është kjo situatë për qeverinë e re, këtë e tha shefi i zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar. Ai bëri të ditur se kërkesat për azil shqyrtohen në baza individuale dhe gjasat janë që shumica të refuzohen.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA