Autoritetet në Britani akuzojnë rusin e tretë për helmimin me Novichok të ish-agjentit rus, vajzës së tij dhe vrasjen e një polici britanik në Salisbury

Autoritetet në Britani akuzojnë rusin e tretë për helmimin me Novichok të ish-agjentit rus, vajzës së tij dhe vrasjen e një polici britanik në Salisbury

Policia britanike ka akuzuar një rus të tretë për përfshirje në helmimet në Salisbury 2018, që la tre persona të sëmurë rëndë dhe një të vdekur.

Prokurorët kanë ngritur akuzat kundër Denis Sergeev, në helmimin me Novichok ndaj ish -agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia. Dawn Sturgess vdiq pas helmimit dhe një oficer policie u sëmur rëndë.  Policia gjithashtu konfirmoi se beson se të dyshuarit për krimin i përkisnin një ekipi të inteligjencës ushtarake ruse.

Burimet e inteligjencës besojnë se Sergeev veproi si komandant në terren për operacionin dhe ishte anëtar i lartë i ekipit nga GRU i Rusisë dhe kishte lidhje me aktivitete të tjera të fshehta në të gjithë Evropën.

Më 2 Mars 2018, kishte mbërritur në Britani ekipi i dyshuar për sulmin e rëndë. Dy të akuzuarit e parë kishin përdorur emra të rremë Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov , por që në të vërtetë emrat e tyre ishin Anatoliy Chepiga dhe Alexander Mishkin.

I akuzuari i tretë Denis Sergeev, kishte hyrë në vend në emrin Sergey Fedotov.  Chepiga dhe Mishkin udhëtuan për në Salisbury të Dielën më 4 Mars, për të vendosur agjentin nervor Novichok në dorezën e derës së përparme të ish oficerit Sergei Skripal. Ai dhe vajza e tij u sëmurën rëndë si dhe Nick Bailey, atëherë oficer policie.

Akuzat e ngritura kundër tre burrave janë komplot për vrasje, vrasje në tentativë, shkaktim të lëndimeve të rënda, përdorim dhe posedim të një arme kimike. Chepiga dhe Mishkin u shfaqën në TV rus pasi u identifikuan në 2018 dhe thanë se kishin qenë në qytet thjesht si turistë. Rusia ka mohuar gjithmonë çdo përfshirje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja