Iguanat e gjelbra të futura nga Amerika Qëndrore dhe që gërmojnë pa mëshirë rrugë, trotuare dhe themele shtëpish, tani kanë pushtuar territorin e Floridës dhe autoritetet iu kanë kërkuar banorëve t'i vrasin "sa herë të jetë e mundur".
Këto kafshë kanë qenë të pranishme që nga vitet 1960, por mungesa e një periudhe të ftohtë këtë vit i ka lejuar ato “të lulëzojnë”.
Komisioni për Mbrojtjen e Shpendëve të Floridës kohët e fundit ka bërë të ditur se prej tani, banorët nuk kanë nevojë për leje për të vrarë Iguanat e gjelbra.
Iguanat e gjelbër mund të rriten deri në një metër e gjysmë në gjatësi dhe pothuajse tetë kilogramë në peshë, mund të jetojnë deri në 10 vjet dhe femrat depozitojnë gati 76 vezë.