/ATSH-AFP/ - Autoritetet ruse ndaluan kompaninë ajrore egjiptiane "Egypt Air" për të kryer fluturime drejt Rusisë, njoftoi sor një aeroport i Moskës në bazë të një direktive nga Agjencia federale ruse e transportit ajror (Rosaviatsia).
Shërbimi i shtypit i aeroportit moskovit të Domodedovos konfirmoi se ishte njoftuar për këtë ndalim qo do të aplikohet duke nisur nga dita e nesërme.
Ky njoftim u bë një javë pasi Rusia ndërpreu, me rekomandim të shërbimeve sekrete, fluturimet e kompanive ajrore ruse drejt Egjiptit pas rrëzimit të Airbusit A321 në Sinai.
Rrëzimi i avionit, që shkaktoi 224 të vdekur më 31 tetor, u shkaktua, sipas disa vendeve nga një atentat me bombë./