Autoriteti i Dosjeve, historitë e patreguara të Lushnjës, Belshit e Tepelenës

Autoriteti i Dosjeve, historitë e patreguara të Lushnjës, Belshit e Tepelenës

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka organizuar disa ekspozita dhe aktivitete përkujtimore me pushtetet lokale dhe komunitetet e të përndjekurve në kuadër të 23 gushtit. Aktivitet janë çelur me ekspozita fotografike dhe arkivore të përndjekjes së Sigurimit në fshatrat e të internuarve në Myzeqe.

Më 18 gusht AIDSSH në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës, Institutin për Integrimin e të Përndjekurve, Shoqatën e të Përndjekurve Politikë, të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktive, çeli në Lushnje javën përkujtimore “Dinjiteti përballë totalitarizmit, gusht 2019”, organizuar në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Në orën 10.00, ish-të internuarit e trashëgimtarë të tyre, të ardhur nga i gjithë vendi dhe jashtë tij u takuan pranë memorialit kombëtar të internim-dëbimeve ku,në praninë e përfaqësuesve të Kuvendit, pushtetit lokal dhe institucioneve të sipërpërmendura, u nderua sakrifica dhe dinjiteti njerëzor i atyre mijëra njerëzve që e shkuan jetën në qendra internimi.

Në Pallatin e Kulturës “Vaçe Zela”, Lushnjë u organizua ekspozita fotografike me profile të të internuarve, e titulluar “Historitë e patreguara të Lushnjës” dhe ekspozita me materiale arkivore të AIDSSH mbi persekutimin komunist në këtë zonë, me interesimin e madh të të pranishmëve dhe ndërveprim mbi materialet e mbledhura e ato që do të shfrytëzohen në vazhdimësi.

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të kryetar i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, kryetares së AIDSSH, Gentiana Sula, e cila prezantoi projektin e ardhshëm të Autoritetit me komunitetin lokal, kthimi në vende kujtese i shtëpive e ndërtesave simbolike në fshatrat e të internuarve në Lushnjë, Divjakë e Fier, me pllakate përkujtimore që t’i flasin të sotmes dhe t’ua rrëfejnë brezave historitë e patreguara të zonës ku u internuan 90% e kundërshtarëve politikë të sistemit.

Ekspozita fotografike “Historitë e patreguara të Lushnjës”, e bazuar në foto autentike të të internuarve në fshatrat e Lushnjës, Fierit, Divjakës e Elbasanit, dhe gjendjen e tyre sot, 30 vjet pas rënies së regjimit komunist, synon të sjellë në vëmendje historitë e patreguara të kampeve, profilet e njerëzve dhe vendeve, për të ndërtuar një narrativë gjithëpërfshirëse për to, bazuar në dokumentimin e së djeshmes dhe të sotmes, historitë familjare dhe individuale të të internuarve. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit gusht.

Pas kësja do të vijojën të tjera aktivitete përkujtimore të organizuara nga AIDSSH, në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Këto aktovite do të zhvillohen në ish-kampet dhe vendet e internimit në Lushnjë, Belsh, Tepelenë dhe Tiranë, duke dokumentuar historinë individuale dhe familjare të të internuarve në Tepelenë e po ashtu, vijimësinë e dënimeve shumëvjeçare në kampe apo vende të punës në Lushnjë e Belsh, sipas kalendarit:

-21 gusht, në Belsh, shfaqet filmi “Gratë midis dhunës dhe stigmës në komunizëm”, shetitorja e qytetit, ku do të ketë edhe një bashkëbisedim të hapur dhe një ekspozitë dokumentare.

-23 gusht, në Tepelenë, ceremoni përkujtimore në ish-kampin e internimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja