Autoriteti i Konkurrencës: Çmimet e fiksuara nga Bordi i karburanteve kanë sjellë pasoja negative

Autoriteti i Konkurrencës: Çmimet e fiksuara nga Bordi i karburanteve kanë sjellë pasoja negative

Foto ilustruese

Autoriteti i Konkurrencës ka shprehur më në fund një qëndrim zyrtar lidhur me Bordin e Transparencës për përcaktimin e çmimeve të karburanteve në vend.

Në vendimin që kishte objekt hetimin paraprak të tregut të naftës dhe benzinës, organi drejtues i këtij institucioni, Komisioni i Konkurrencës, gjykon se, në një situatë normale, çmimet e rekomanduara, ashtu si edhe ato të fiksuara mund të kenë efekte negative në konkurrencë.

“Çmimet e rekomanduara mund të ndihmojnë koordinimin e çmimeve midis konkurrentëve si pasojë e transparencës dhe mund të çorientojnë konsumatorët rreth nivelit të arsyeshëm të çmimit. Çmimet e fiksuara janë instrumente rregullatorë, por që kanë efekt për konkurrencën dhe reduktojnë përfitimet e konsumatorëve që janë rezultat i konkurrencës së tregut. Gjithashtu çmimet maksimale të fiksuara mund të mbrojnë konsumatorin nga çmimet e larta në treg, por krijojnë një mungesë të konkurrencës efektive,” thuhet në vendimin e Komisionit të Konkurrencës.

Shpeshherë, Komisioni i Konkurrencës ka dalë me rekomandime për qeverinë shqiptare lidhur me çështje që prekin problematika të konkurrencës në treg, por në këtë rast nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe ka preferuar të shmangë një pozicionim eksplicit lidhur me faktin nëse duhet të përdoret apo jo instrumenti i çmimeve maksimale të fiksuara në situatën aktuale.

Megjithatë, në arsyetimin e vendimit të hetimit për tregun me shumicë të karburanteve, Komisioni i Konkurrencës shprehet se “duke qenë se marzhi i fitimit aplikohet mbi koston mesatare të ponderuar të produktit e cila është e ndryshme për ndërmarrje të ndryshme, rrjedhimisht dhe çmimi i shitjes mbi të cilin aplikohet marzhi duhet të jetë i ndryshëm midis konkurrenteve, por ky çmim nuk duhet të kalojë nivelin maksimal të përcaktuar nga Bordi i Transparencës”.

Në mars të vitit të kaluar, qeveria shqiptare vendosi, nëpërmjet akti normativ, për ngritjen e një Bordi Transparence, që përcakton një çmim maksimal me shumicë dhe pakicë të shitjes për karburantet, bazuar në çmimin e tyre në Bursë dhe duke njohur mbi këtë çmim disa kosto dhe marzhe fitimi fikse. Ky vendim u motivua me situatën e jashtëzakonshme të krijuar pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe me nevojën për të mbrojtur konsumatorët nga rritja e fortë e çmimeve.

Shumë ekspertë e kanë konsideruar të gabuar fiksimin e çmimeve, sepse kjo praktikë dëmton konkurrencën dhe ul elasticitetin e çmimit. Megjithëse çmimet e përcaktuara nga Bordi janë të konsideruara si çmime tavan, në fakt shumica e kompanive të tregtimit me pakicë të karburantit dhe sidomos ato më të mëdha, në fakt, nuk i ulin asnjëherë çmimet poshtë nivelit të përcaktuar nga Bordi./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 26/01/2023 10:37

    Ja dhe AK qe zbulon ujin e ngrohte.a mortja ktij shteti qe e ka kapur prej hunde nje tuf fshtataresh qe pastrojne leket e politikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit