Autoriteti Rrugor: S'ka projekte
të reja, do mbyllim ekzistueset
Autoriteti Rrugor i Shqipërisë këtë vit nuk do të nisë asnjë rrugë të re, por do të mbyllë investimet në rrugët që ishin hapur nga qeveria Berisha si dhe do të shlyejë borxhet ndaj biznesit. Këtë vit do shlyhen 14 miliardë lekë borxhe të prapambetura.
TIRANË - Autoriteti Rrugor i Shqipërisë këtë vit nuk do të nisë asnjë rrugë të re, por do të mbyllë investimet në rrugët që ishin hapur nga qeveria Berisha si dhe do të shlyejë borxhet ndaj biznesit.
Dashamir Xhika, kreu i këtij autoriteti, ka deklaruar në komisionin e veprimtarisë prodhuese se plot 14 miliardë lekë nga buxheti i tyre do të shkojnë për larjen e detyrimeve të prapaabetura ndaj firmave që kanë kryer punimet në rrugë.
Për vitin 2014 Autoriteti Rrugor i Shqipërisë, ka vendosur të mos hapë asnjë projekt të ri, por i gjithë fondi prej 9.5 mlnd lekësh që ajo ka në dispozicion do të shkojë për të përfunduar rrugët e hapura nga qeveria Berisha dhe shlyer borxhet e prapambetura firmave të ndërtimit.
Dashamir Xhika, drejtori i përgjithshëm i autoritetet që administron rrugët nacionale gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ka shpjeguar se përse u zgjodh kjo strategji nga qeveria.
“Rrugët e hapura dhe në ndërtim janë të shumta, ndërsa buxheti prej 5 miliardësh lekë nuk mjafton. Një tjetër shkak që nuk do të hapen fronte të reja rrugësh janë edhe borxhet e larta që janë trashëguar”, ka thënë Xhika.
Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e investimeve do të orientohen drejt sinjalistikës rrugore dhe mirëmbajtjes, ndërsa çështjen e shpronësime e ka cilësuar si gangrenë.
Ai u ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta të anëtarëve të Komisionit të Veprimatrisë Prodhuese se në qendër të investimeve për këtë do të jenë akse nacionale të rëndësishme si rruga Lezhë – Fushë Krujë, riveshja e rrugës Milot –Lezhë, segmenti Plepa -Rrogozhinë, rruga Lushnje-Berat, rruga Lin-Pogradec do të bëhet e kalueshme brenda këtij viti, gjatë muajit prill do të nisin punimet për ndërtimin e by passit të Fierit dhe pas pak muajsh edhe për atë të Vlorës. Ndërsa 1 miliardë lekë të reja do të shkojnë për mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës dhe atij të Elbasanit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18