Autorja e librit ‘Fifty Shades’ ngjalli shumë reagime më krijimin e saj ku në qendër ishin skenat erotike dhe deri diku ishte e vetëdijshme për reaksionin që do të shkaktonte në publik, në mbarë botën.

Libri pasues ‘The Mister’ ka në qendër një histori ku përfshin personazhe shiptare të vënë në rolin e kriminelit si dhe një femër tradicionale shqiptare që ende kërkon të martohet nga i ati.

Ky libër ka ngjallur reagimin e Ambasadorit Shqiptar në Britani. Ka qenë Telegraph që ka nisur lajmin e me një titull të fortë ku shqiptarët shprehen të revoltuar apra etiketimit si gangsterë dhe skllave seksi injorante. Qirjako Qirko shprehur shqetësimin për portretizimin negativ të shqiptarëve në romanin e saj.

Qirjako Qirko, ambasadori shqiptar në Britani, tha se përshkrimet e shqiptarëve në romanë janë “krejtësisht joreale”.

“Më vjen keq që ekziston një roman me këtë informacion që krijon perceptime të tilla negative për vendin tim. Realiteti është krejtësisht i ndryshëm,”-tha Qirko për Telegraph.

“Shqiptarët janë njerëzit më të mirë që do takoni në jetën tuaj, sigurisht, më miqësore. Vitin e kaluar numri i turistëve u rrit me 32 përqind krahasuar me vitin e kaluar.”

Qirko nuk e ka lexuar librin, por tha se ishte pikëlluar kur mësoi se personazhet shqiptare janë ose autorë ose viktima të krimit.

“Ka një komunitet prej 120,000 shqiptarësh në Britani të Madhe, kryesisht në Londër. Në një komunitet kaq të madh, natyrisht ka disa njerëz që kryejnë krime. Por ata janë vetëm disa individë,”-tha ai.

Në qëndër të romancës që tregon romani “The Mister”, është një aristokrat britanik Maxim Trevelyan dhe pastruesja e tij e varfër Alessia Demachi.

Alessia është viktimë e trafikimit seksual, që u fut kontrabanë në Britaninë e Madhe nga gangsterët e vendit të saj, Shqipërisë.

Ajo arrin që të arratiset por dërgohet në fshat nga i fejuari i saj, një bandit i dhunshëm, që kërkon ta bëjë “një grua tradicionale shqiptare”. Alessia detyrohet të martohet me të nga i ati.

Edukimi i saj është portretizuar aq larg nga bota moderne sa ajo i referohet smartfonëve si “telefona të zgjuar”.

Kur sheh Maksim duke paguar diçka me kartën e tij të kreditit, Alesia mrekullohet dhe i thotë: “Karta jote është magjike”.