Autorja e Harry Potter JK Rowling, dhuron 20 mln dollarë për studimet mbi sklerozën

Autorja e Harry Potter JK Rowling, dhuron 20 mln dollarë për studimet mbi sklerozën

JK Rowling

Autorja e serisë së famshme të “Harry Potter”, JK Rowling dhuroi 20 milionë dollarë për hulumtimet që do të bëhen mbi neurologjinë.

Rowling bëri dhurimin e konsiderueshëm për kërkime në trajtimin e sklerozës së shumëfishtë në një qendër që mori emrin e mamasë së saj.

Kjo do ndihmojë në krijimin e lehtësive për mbështetjen e kërkimeve në Anne Rowling Regenerative Neurology Clinic në Universitetin e Edinburgh Skoci, për lehtësimin e jetës për njerëzit me sklerozë të shumëfishtë dhe sëmundjet e ngjashme.

Nëna e autores vuante nga sëmundja e sklerozës së shumëfishtë dhe vdiq në moshën 45-vjeçare.

Në vitin 2010 autorja Rowling dhuroi 12 milionë dollarë që çoi në krijimin e klinikës Anne Rowling në universitet.

Autorja tha se është inkurajuar nga përparimet dhe është krenare që klinika ka ofruar mbështetje dhe kujdes për njerëzit me sklerozë të shumëfishtë.

Klinika studion kushtet neurologjike duke përfshirë sklerozën e shumëfishtë, sëmundjen e neuroneve motorike (MND), Parkinson dhe demetian si edhe synon të mbështesë të sëmurët nga sëmundjet që prekin trurin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar