DABLIN- Ka nderruar jete ne moshen 72 vjecare shkrimtarja e njohur irlandeze Mave Binçi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase të cilat theksojnë se shkrimtarja ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Dablin.

Binçi, autore i librave si “Rruga e Tarës” dhe “Rrethi i Miqve” ka shitur më shumë se 40 milionë libra në mbarë botën dhe puna e saj është përkthyer në dhjetra gjuhë. Përpara se të publikonte romanin e saj të parë në 1982 “Ndize një qiri Peni", Binçi ka punuar si gazetare. Libri në fjalë është edhe më i shituri pergjate karieres se saj si shkrimtare, ndërsa romani i saj i fundit u botua në vitin 2010.

Tensionet mes traditave të jetës në qytetet e vogla dhe modernizmit në Irlandë kanë qenë edhe përmbajtja e romaneve dhe tregimeve të shkrimtares Mave Binçi.
(km/shqiptarja.com)