ELBASAN - Banorët e komunës Gracen në Elbasan, kanë bllokuar autostradën Tiranë-Elbasan, pasi sipas tyre, ndërtimi i kësaj rruge ndan në mes fshatin. Gjatë një proteste të sotme, banorët kanë kërkuar mbikalim. “Duam mbikalimin pasi në projekt ishte parashikuar”, kanë deklaruar banorët. Sipas tyre, janë 1700 banorë të bllokuar në mënyrë skandaloze.
“Fëmijët dhe mësuesit nuk shkojnë dot në shkollë, fermerët nuk shkojnë tek tokat e tyre, pasi rruga na ka ndarë tokat nga shtëpitë dhe ne nuk mund të kalojmë atë rrugë”, thanë banorët.
Protesta e banorëve të Gracenit është bërë afër tunelit të rrugës kombëtare, “Tiranë-Elbasan”.

(Në foto: Protesta e banorëve të Gracenit, Elbasan)
Redaksia online
(aq/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com