Për të shkuar nga veriu i Francës në Holandë nevojiten më pak se dy orë udhëtimi në autostradë. Nuk ka kontrolle kufitare dhe për këtë arsye trafikantët e drogës kanë gjetur terrenin e tyre. Në këtë segment hapësinor, trafikantët promovojnë dhe shesin drogë njëkohësisht.
Trafikantët udhëtojnë me shpejtësi, ua kalojnë makinave të tjera, u afrohen dhe u tregojnë në ecje llojet e drogave që disponojnë. Shpejtësinë e përdorin edhe për t’u larguar nga policia.
“Ata (trafikantët e drogës) kërkojnë për turistë francezë që udhëtojnë drejt Amsterdamit. Metoda e tyre është e tillë: Gjatë udhëtimit me makina me shpejtësi të lartë, dalin nga dritarja e mjetit dhe propozojnë një katalog të tërë të drogës. Këta janë ndihmësit e disa grupeve të fuqishme mafioze shqiptare dhe turke”, thotë televizioni francez TF1.
Kjo metodë e re e ka rënë në veshët e policisë franceze, holandeze dhe belge të cilat kanë vendosur patrulla të veçanta nëpër autostradat përkatëse në kufijtë mes këtyre tre shteteve, pasi dihet se aty ka një prezencë të madhe të trafikantëve shqiptarë dhe turq.
Një hetim disa mujor i forcave speciale të këtyre vendeve ka zbuluar se ka dalë në treg një lloj i ri droge që është tepër e rrezikshme. Sipas hetimeve, rezulton se këta grupe kanë ngritur një laborator për prodhimin e kësaj droge të veçantë, në një fshat të Holandës.
Ky produkt është etiketuar si “droga e kristaltë”, një drogë sintetike jashtëzakonisht e dëmshme, e bërë e njohur nga seritë amerikane të "Breaking Bad". Sipas të dhënave, kjo lloj droge ka hyrë në Francë në sasi të mëdha’’, deklaron televizioni francez TF1.
d.gj/ Shqiptarja.com

VIDEO
trafikantëve shqiptarë/VIDEO









