Avari në Kashar! Vasili: 8 muaj pa drita/ OST: Rregullohet në kohë, s'ndikon të konsumatorët (FOTO-VIDEO)

Një avari  e rrymës elektrike ka shkaktuar problem në Nënstacionin e OST, Tirana 2, e cila është një nga nyjet më të rëndësishme të transmetimit të energjisë në linjën Tiranë-Podgoricë.

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar skandal dhe ky problem, që sipas tij po mbahet i fshehtë do të shkaktojë problem me furnizimin me energji gjatë dimrit.  Ky nënstacion është ndërtuar në vitin 2011 dhe për instalimin e një nënstacioni të ri, sipas Vasilit kërkon 8 muaj kohë.

"Largimi i profesionisteve në sistemin energjetik po sjell katastrofa tepër të rënda për qytetaret dhe për financat e shtetit. Arsyeja e këtij shpërthimi është se nuk reagon mbrojtja e linjës Tirana 2 - Podgorice dhe për këtë shkak tensioni kalon vlerën 445kV(....)Pasoja që bie mbi qytetaret është se gjate dimrit ata do jenë pa drita, pasi instalimi i një nënstacioni të ri kërkon rreth 8 muaj kohe. Problemi po mbahet fshehur nga qeveria", shkruan ndër të tjera Vasili.

Por nga ana tjetër, OST bën me dije se ka pasur një avari rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, por defekti është rregulluar dhe transformatori aktualisht është në gjendje pune. Edhe nga ana e OSHEE-së ka pasur një reagim ku sqarohet se nënstacioni i Kasharit ka pasur avari, por gjithçka është kthyer në normalitet shpejt.

"Specialistët tanë ndodhen në terren për të analizuar shkaqet dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.  Kjo avari nuk ka ndikuar dhe nuk do të ndikojë në furnizimin normal me energji elektrike tek konsumatorët. Investimet e kryera vitet e fundit në rrjetin e transmetimit, në bashkëpunim me partnerët tanë Ndërkombëtarë, ka bërë të mundur që OST të disponoj një rrjet të sigurt dhe fleksibël i cili garanton më së miri përballimin e këtyre situatave", njofton OST.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë