Avdul Zebi rikthen traditën e mullirit të blojës: Investimi është i vogël, por përkushtimi ndaj punës është i madh

Avdul Zebi është një ndër mullixhinjtë më të njohur në Peshkopi. Ai e ka hapur këtë biznes 6 vite më parë, fillimisht duke bluar miell misri për përdorim në blegtori. Në rrëfimin e tij për Report Tv, Avduli tregon se gjithnjë e më shumë banorët po i kthehen traditës së bukës me miell të bluar në mënyrë artizanale.

“E nisëm me një mulli. Tani kemi filluar t’i shtojmë së është shtuar dhe kërkesa. Njerëzit i janë kthyer traditës, prodhimit bio. Prodhon e gjithë Zona. Ndihet puna me rritjen e miellit”, tha mullixhiu.

Aktualisht janë në funksion 4 mullinj bloje që punojnë me energji elektrike. Banorët e sjellin misrin nga fermat e tyre dhe e bluajnë kundrejt pagesës 600 lek për kuintal.

“Kam 4 mullinj në punë. Punojnë 6-7 orë. Ato që vijnë në mëngjes për në qytet e mbarojnë dhe këtë punë. Investimi është i vogël, por përkushtimi ndaj punës krijon klientelën. Shërbimet i bëjmë vetë, pasditeve. Kemi një të punësuar me kohë të pjesshme”, tha Avduli.

Me këtë mulli në fshatin  Borovjan pranë rrugës nacionale Peshkopi-Kukës, Avdul Zebi prodhohen rreth 16 kuintal miell misri në ditë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë